Flash

Video/ Bayern barazon Dortmund për 24 orë: Martinez ndëshkon Hertha Berlin

Lapsi.al 23 February 2019
Video/ Bayern barazon Dortmund për 24 orë: Martinez ndëshkon

Bayern Mynih nuk ndalet në serinë e rezultateve pozitive që e kanë bërë, të paktën për 24 orë, të jetë në kuotë të barabartë pikësh me kryesuesit e Borussia Dortmund. Bie në Allianz Arena edhe Hertha Berlin, që dorëzohet përpara golit të Javi Martinez.

Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Niko Kovacit, që shton presionin mbi Dortmund, që duhet të rikuperojë ndeshjen e javës së 23 të Bundesligës kundër Bayer Leverkusen. Bavarezët të bllokuar gjatë gjithë ndeshjes nga Hertha kanë zgjidhur gjithcka në minutën e 62 kur Martinez shfrytëzoi në mënyrën më të mirë goditjen e këndit të James Rodriguez.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/mw/mwPj.mp4

Pas golit, ndeshja nuk pati më histori, sepse gjërat u komplikuan edhe më shumë për berlinezët kur Karim Rekik u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 84-të të ndeshjes, pas një ndërhyrje ndaj Robert Lewandowskit.

Schalke 04 sic duket kishte konsumuar gjithcka në Champions përballë Manchester City në atë 2-3 rokambolesk, sepse në transfertën e Mainz ata janë dorëzuar pa kushte 3-0. Me të njëjtin rezultat Wolsfburg është imponuar në transfertën e Mönchengladbach, ndërsa rezultatin më të thellë e ka fiksuar Freiburg që i dha një shuplakë klasike Augsburg.

Germany - Bundesliga

Mainz 05 3 - 0 Schalke 04

Borussia Mönchengladbach 0 - 3 Wolfsburg

FC Bayern München 1 - 0 Hertha BSC

Freiburg 5 - 1 Augsburg

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI