Flash

Messi, i vetëm, turpëron Sevilla në Ramon Sanchez Pizjuan

Lapsi.al 23 February 2019
Messi, i vetëm, turpëron Sevilla në Ramon Sanchez Pizjuan

Barcelona nuk lejon afrimin e kundërshtarëve për titullin kampion, duke fituar një ndeshje delikate, madje rokamboleske në stadiumin “Ramon Sanchez – Pizjuan”, përballë Sevilla. Një protagonist i vetëm ndër katalanasit, pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi: tre gola dhe një asist, që vendosën sfidën 2-4 dhe i kthyen andaluzianët në viktimën e preferuar të argjentinasit, me 36 gola të realizuar kundër tyre.

Impenjimi i të enjtes në Europa League ndoshta i hoqi fuqi në këmbë Sevilla që edhe pse u gjend dy herë në avantazh, nuk mundi dot të përballonte furinë e kapitenit blaugrana: golit të Navas në minutën e 22-të, iu përgjigj vetë Messi pas katër minutash. Sevilla nuk hoqi dorë, duke rimarrë avantazhin në të 42 me golin e Gabriel Mercados, por numri 10 i Barcelonës barazoi sërisht përpara se ti jepte fund në tre minutat e fundit, me golin e fitores dhe asist për pokerin e fiksuar nga Suarez.

10 pikë për momentin larg Atletico Madrid, që duhet të luajë ende ndeshjen dhe 12 nga Real Madrid, e bëjnë të qetë Valverde se të paktën titullin në La Liga e ka në duart e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI