Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Dukesha e Susex iu dhuron lulet e babyshower personave të prekur nga kanceri

Lapsi.al 23 February 2019
Dukesha e Susex iu dhuron lulet e babyshower personave të prekur nga

Dukesha Megan Markle nuk lë asnjëherë rast pa bërë bamirësi. Pas “baby shower-it” sekret në New York, ku ishin të ftuara edhe emra të njohur si Amal Clooney dhe Serena Williams, mësohet se Markle ka bërë një gjest të bukur bamirësie.

Të gjithë lulet e përdorura për festën e saj janë dhënë për bamirësi. Për këtë është kujdesur organizata “Repeat Roses”, e cila ka në fokus riciklimin e luleve nga evente të ndryshme për t’i vendosur më pas në ambiente, si spitale apo qendra kujdesi në mënëyrë që të përmirësojë sa më shumë moralin e njerëzve të sëmurë ose të pamundur.

Një pjesë e luleve të festës së Dukeshës i janë dhuruar pacientëve të vegjël me kancer në Ronald McDonald House Charities në New York. Ndërsa pjesa tjetër e luleve i janë dërguar pacientëve të tjerë me kancer në një tjetër spital. Organizata më pas publikoi foto ku shihej qartë se pacientët i kanë vlerësuar dhe pëlqyer shumë këto lule mahnitëse. Kjo nuk është hera e parë që Megan dhuron lulet zbukuruese të eventeve për bamirësi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me lulet e dasmës së saj, duke ia dhuruar një spitali në Londër.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI