Flash

Video/ Rekordi i Piatek dhe një Milan për Champions fundosin Empolin

Lapsi.al 22 February 2019
Video/ Rekordi i Piatek dhe një Milan për Champions fundosin Empolin
Krzysztof Piatek vendos një rekord personal dhe i kujton Milan një bomber të madh të së shkuarës, duke i bërë tifozët kuqezinj të shpresojnë. Polaku, në një tjetër përfaqësim spektakolar, udhëhoqi Milan të shkatërrojë Empolin, në ndeshjen e parakoshme të javës së 25 të Serie A. Dy minuta të jashtëzakonshme të kuqezinjve, me rifillimin e lojës, shkatërruan sistemin difensiv të Empolit. Ai që nuk mungon në takimin me golin, nuk zhgënjeu pritshmëritë: në të 49' Krzysztof Piatek shënoi golin e avantazhit për të besuarit e Gattuso. 23-vjeçari, që në janar u ble nga Genoa, arriti të gjejë golin e shtatë në gjashtë ndeshje me Djajtë dhe të katërtin radhazi në katër ndeshjet e fundit që si titullar. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pq/PQwQ.mp4 Vetëm dy minuta më pas, kur Empoli ende nuk kishte marrë veten nga goli i pësuar, Milan shënoi përsëri. Në minutën e 51' është radha e Franck Kessie të conte shifrat në 2-0, duke i dhënë drejtimin e duhur sfidës. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/lk/LkXA.mp4 Por pasi mori avantazhin e dy golave në dy minuta, Milan mbylli historinë në minutën e 67. Samu Castillejo shënoi edhe golin e 3-0, duke e ngjitur skuadrën në kuotën e 45 pikëve në vendin e katërt, por duke vazhdur të bëjë presion ndaj Inter. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/jq/JQkJ.mp4 Gattuso i gëzohet kështu një formë të mirë dhe një sulmuesi të jashtëzaskonshëm. Para Krzysztof Piatek, lojtari i fundit që ka shënuar në secilën prej katër ndeshjeve të para si titullar me Milanin ka qenë Oliver Bierhoff (Shtator-Tetor 1998).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI