Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Sërish akuza për abuzim seksual ndaj R Kelly

Lapsi.al 22 February 2019
Sërish akuza për abuzim seksual ndaj R Kelly

Dy gra të tjera kanë ngritur akuza për sjellje të keqe seksuale ndaj ylli të R&B, R Kelly.

Rochelle Washington dhe Latresa Scaff thanë në një deklaratë për shtyp se këngëtari u dha pije e drogë gjatë një festë pas koncertit të tij në Baltimore në vitet 1990.

Ato shtuan se R Kelly i dërgoi në një dhomë hoteli dhe u kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale.

52-vjeçari është akuzuar për abuzim seksual kundër femrave, akte që pretendohen se kanë ndodhur përgjatë disa dekadave.

Këngëtari nuk është dënuar kurrë dhe i mohoi akuzat ndaj tij.

Dy gratë thanë se në kohën kur ndodhi ngjarja ishin adoleshente. Ato deklaruan se stafi i sigurisë së Kelly i mori në audiencë ndërsa ndiqnin koncertin e tij. Gratë shtuan se nuk e dinin vitin e saktë por ishte ose 1995 ose 1996.

Scaff tha se në festë iu dha kokainë, marijuanë, alkool dhe më pas iu tha të prisnin këngëtarin në dhomën e hotelit.

Washington shtoi se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të ndërsa Scaff qëndori dhe bëri seks edhe pse nuk kishte aftësinë për të dhënën pëlqimin e saj për shkak të pijes e drogës që iu dha.

R Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, është përballur me akuza për abuzim seksual për më shumë se 20 vjet.

Të këshilluara

Majk sjell projektin e ri (Video)

Reperi Majk ka sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Nuk dorëzohna”, i cili është bazuar në një ngjarje të vërtetë. Teksti i shkruajtur nga vetë këngëtar...

17:18

Ligj i ri për flokët natyrale në New York

Një ligj i pazakontë është miratuar së fundmi në New York. Të hënën, komisioni i të drejtave të njeriut ka lajmëruar se ligji ka në qendër diskriminimin e njerë...

16:04

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI