Flash

Lihet i lirë aktori që sajoji sulmin ndaj vetes së tij, pagoi 10 mijë dollarë

Lapsi.al 22 February 2019
Lihet i lirë aktori që sajoji sulmin ndaj vetes së tij, pagoi 10

Aktori Jussie Smollett, i cili sajoi sulmin kundër tij, që ndodhi më 29 janar, është lënë i lirë pasi pagoi 10.000 dollarë dhe pasi ra dakord që të dorëzonte pasaportën e tij. Prokurorët zbuluan të tjetra detaje lidhur me sulmin nga dy vëllezërit nigerianë, që ishin paguar nga aktori për ta sulmuar, me shpresën që ky veprim do të rriste imazhin e tij.

Gjatë kohës që u lirua nga burgu, Jussie u rrethua nga gazetarët dhe fotografët, por nuk pranoi që të thoshte asgjë.

Garancia e Smollett është vendosur 100.000 dollarë, shumë që ai paguhet për një episod të “Empire”-s. Ai pagoi 10% të saj për të fituar përsëri lirinë e tij dhe do të kthehet në gjykatë më 14 mars, për t’u përballur me akuzën penale për paraqitjen e një raporti fals para policisë.

Smollett e mohoi ngjarjen dhe iu lut trupit gjykues që ta besonin: “Betohem në Zot, që nuk e kam bërë këtë!”.

Më 25 janar ai pagoi dy vëllezërit që të sajonin një sulm kundër tij, duke u dhënë edhe instruksione për fjalët që duhet të përdornin.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI