Flash

Kush janë deputetët që i thanë 'Jo' Bashës dhe Kryemadhit

Lapsi.al 21 February 2019
Kush janë deputetët që i thanë 'Jo' Bashës

Në një akt të paprecedent të historisë së pluralizmit shqiptar, opozita e vendit dogji sot mandatet parlamentare.

Thirrjes së Lulzim Bashës katër ditë më parë iu përgjigjën pa kundërshtime masa e deputetëve të tij, aleatët e vegjël si dhe Monika Kryemadhi e LSI-së.

Por, mes dy grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, 3 deputetë nuk kanë dorëzuar akoma mandetet.

Nga radhët e PD, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi nuk i kanë djegur ato.

Një nga misteret e mëdha mes deputetëve që duhet të prononcohen për djegjen e mandatit është edhe ai i Rudina Hajdarit e cila gjendet në ShBA. Megjithëse ka folur nga përtej oqeanit ajo nuk është solidarizuar automatikisht me vendimin e forumeve të PD-së, por ka thënë se verdiktin e saj do ta japë pas kthimit në Shqipëri.

E pyetur nga “Panorama" ditën e djeshme nëse do e firmosë djegien e mandatit, deputetja demokrate tha: “Nesër do vij në Shqipëri dhe shumë shpejt do të bëj publik qëndrimin tim”. 

Lexo më tej:

Mandati i Rudina Hajdarit, mes kujtimit të të atit dhe vettingut të së ëmës

Myslim Murrizi nga ana tjetër ka refuzuar të dorëhiqet nga mandati, por pa mbajtur një qëndrim zyrtar.

Pasi mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së dje, Murrizi ka publikuar një status në Facebook kur përveçse hodhi akuza se bij ish-komunistësh janë shpërndarë në çdo cep të politikës, vetë një pjesë e saj fërkon duart deri në ditën që do të zaptojë karriget e pushtetit.

“28 vjet që flitet në emër të popullit dhe askujt nuk i bie mendja për popullin. E duan sa i marrin votën për të marrë pushtetin, pastaj i hipin në kurriz në emër të popullit. Një palë gëzojnë karriget e pushtetit, një palë tjetër fërkojnë duart se presin radhën që të zaptojnë karriget e pushtetit. 29 vjet post komunizëm që ky vend qeveriset po nga pjella e ish-komunistëve." - shkruan mes të tjerash Murrizi.

Ishte Lefter Koka ai që doli haptazi kundër vullnetit të grupit dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se nuk e djeg mandatin e tij.

Ai në një status në Facebook theksoi se është zgjedhur për të përfaqësuar popullin dhe shton se LSI po tërhiqet zvarrë nga Sali Berisha, njëri që sipas Kokës, bën thirrje për të qëlluar me “plumb ballit” në shekullin e 21.

"Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë." - shkruante Koka dy ditë më parë.

Shpërthen Monika, i kujton Lefter Kokës kazanët e plehrave dhe tenderët e inceneratorëve

Opozita e bashkuar dorëzoi sot në kryesinë e Kuvendit mandatet parlamentare. Deputetët, të shoqëruar nga mijëra protestues marshuan nga Kuvendi në këmbë, ku protesta nisi në ora 10:00 dhe ligjvënësit opozitarë mbajtën me radhë fjalën duke dhënë një mesazh: "Mandati i kalon qytetarëve!". Pas dorëzimit të mandateve, turma u zhvendos drejt selisë së PD-së, mbi shkallët e së cilës Basha mbajti një fjalim me tone patriotike. Pasi u përbetua se Shqipëria nuk do të ishte në duart e krimit, ai paralajmëroi protesta në të gjithë vendin, këndoi himnik kombëtar dhe para se të largohej drejt zyrës së tij, bëri me duar simbolin e Shqiponjës ndaj protestuesve që brohorisnin "Rama ik! Rama ik!".

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI