Flash

Kim Kardashian padit kompaninë që i kopjoi fustanin,kërkon 10 mln dollarë dëmshpërblim

Lapsi.al 21 February 2019
Kim Kardashian padit kompaninë që i kopjoi fustanin,kërkon 10 mln

Kim Kardashian ka ngritur një padi kundër një kompanie “të modës së shpejtë”, Misguided USA, të mërkurën.

Bëhet fjalë për rastin e fustanit i cili u prezantua përmes modeles së njohur shqiptare Arbenita Ismajli, 3 orë pasi e veshi Kim Kardashian.

Ylli 38-vjeçar i reality show-t kërkon 10 milionë dollarë shpërblim nga kompania, raporton TMZ.

Sipas burimit, dokumentet e paraqitura nga Kim u referohen  rasteve të shumta ku Misguided ka publikuar versionet e veta të veshjeve që Kim ka veshur më parë.

Në padi, Kim Kardashian ka përfshirë fotot e postimeve të saj të mediave sociale dhe postimet e kompanisë pranë njëra-tjetrës, duke treguar ngjashmëritë dhe keqinterpretimin e tyre.

TMZ raporton se shpesh Missguided e etiketon Kim-in në postimet e saj në mediat sociale dhe përfshin edhe foto të saj duke u dhënë njerëzve idenë e gabuar se Kim është duke punuar me ta.

Të martën, Kim hyri në Instagram dhe Twitter për të kritikuar kompanitë e modës së shpejtë pasi Fashion Nova reklamoi një kopje të fustanit të Thierry Mugler që Kim veshi të dielën.

“Është shkatërruese të shohësh këto kompanitë e modës që kopjojnë modelet që kanë marrë gjakun, djersën dhe lotët e projektuesve të vërtetë, të cilët kanë dhënë gjithçka për idetë e tyre origjinale”, shkruante Kim.

Të këshilluara

Oscar sjell statujat femërore këtë edicion

Oscar 2019 është gjithnjë e më shumë afër anës femërore. Këtë herë kanë ardhur edhe statujat prej ari të titulluar “Osc-her” të modeluara me dy nga kandidatet e...

10:45

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI