Flash

Dy ditë pas ndarjes nga jeta të Karl Lagerfeld, është mbajtur sfilata e fundit e tij për Fendi-n

Lapsi.al 21 February 2019
Dy ditë pas ndarjes nga jeta të Karl Lagerfeld, është

Dy ditë pas ndarjes nga jeta të dizajnuesit legjendar Karl Lagerfeld, është mbajtur dhe sfilata e koleksionit të fundit të tij për Fendi-n.

Supermodelja Gigi Hadid mbylli sfilatën e emocionuar dhe e përlotur, e veshur me një krijim të Fendi-t, një fustan të tejdukshëm në ngjyrë të verdhë.

Ajo u përlot teksa ecte në pasarelë për herë të parë pa legjendarin Lagerfeld, i cili u nda nga jeta të martën në moshën 85-vjeçare.

Modelja i dedikoi edhe disa fjalë zemre në Instagram, ditën që ai u nda nga jeta, ku shkruante:

“Karl, do të më mungojë prania jote e papërshkrueshme, do të më mungojë të shoh mendjen tënde që punon në qetësi, shakatë e tua, tregimet e mahnitshme, dhe të vesh rrobat dhe krijimet që vetëm t’i mund t’i realizosh”.

Publiku gjithashtu u emocionua pasi në fund të sfilatës u transmetuan disa pamje filmike të Karl-it, i cili la pas një trashëgimi me rëndësi historike në fushën e modës.

Bashkëpunëtorja e Karl-it që nga viti 1965, Silvia Venturini Fendi është shprehur se lidhja mes Karl Lagerfeld dhe Fendi-t është historia më e gjatë e dashurisë.

Të këshilluara

Neslihan dhe Kadir arrijnë kontratën e majme

Dy aktorët do të jenë së shpejti pjesë e një reklame. Por, jo një reklamë e thjeshtë. Sepse kur bëhet fjalë për të patur në një spot dy prej emrave më të sukses...

15:19

Arrestohet aktori, mashtroi policinë

Jussie Smollett u ndalua nga policia pasi raportohet se plotësoi një raportim në rremë. Aktori 36-vjeçar do të dalë para trupit gjykues, pasi mashtroi për su...

15:01

Rita Ora kthehet me ishin

Në shtator të 2018-s Rita Ora i dha fund lidhjes së saj me Andrew Watt. Pavarësisht se mendohej se ata nuk do të ktheheshin më bashkë, së fundmi dyshja e njohur...

14:33

Ariana Grande: Nuk kam një jetë personale

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘The Late Late Show’, ku është shprehur për të rejat më të fundit rreth jetës së saj. Grande tha se nuk ka mjaftueshë...

13:52

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI