Flash

Video / Juventus rrëzohet përballë Atletico. City përmbys Schalke në fund

Lapsi.al 20 February 2019
Video / Juventus rrëzohet përballë Atletico. City përmbys

Transfertë e hidhur për Juventus në Madrid në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të Ligës së Kampioneve. Në Wanda Metropolitano skuadra e Allegri humb 2-0 ndaj Atletico Madrid duke vështirësuar shumë planet për kualifikimin. Pas një pjese të parë të ashpër dhe në ekuilibër, me Szczesny protagonist me disa ndërhyrje vendimtare, vendosin ndeshjen golat e Gimenez (78') dhe Godin (83') në pjesën e dytë. (Në 70' Morata iu anulua një gol nga VAR, për faull ndaj Chiellini). Në këtë pikë në ndeshjen e kthimit në Stadium bardhezinjtë duhet të bëjnë mrekullinë për të kaluar raundin.

https://www.youtube.com/watch?v=zb4P_Ohm-60

Në takimin tjetër, Manchester City ka fituar me përmbysje ndaj Schalke. Në Gjermani gjithçka është mbyllur 3-2. Ishte City që kaloi në avantazh në minutën e 18' me Sergio Aguero, por në fund të pjesës së parë kanë ardhur dy gola të Schalke të dy me penallti të Bentaleb 38' dhe 45'. Nuk është dorëzuar skuadra e Pep Guardiolës, edhe pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Otamendi në pjesën e dytë (68'). Qytetarët kanë befasuar vendësit në fund të ndeshjes me dy gola të shpejtë. Leroy Sane ka shënuar në të 85', ndërsa Raheem Sterling ka trefishuar në të 90'.

https://www.youtube.com/watch?v=guwWqbDSFyI

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI