Flash

Një këngëtar britanik denoncohet në polici, ngacmoi një mashkull seksualisht

Lapsi.al 20 February 2019
Një këngëtar britanik denoncohet në polici, ngacmoi një

Një këngëtar i njohur britanik është denoncuar në polici, pasi dyshohet se ka përkëdhelur një mashkull në tualetin e hotelit, 9 vite më parë. Akuzuesi madje ka planifikuar që ta padisë milionerin.

Ylli i popit është akuzuar se ka prekur organin gjenital të 26-vjeçarit (në atë kohë vetë 17 vjeç) në një hotel në 2009-n, pasi ai hapi pantallonat kur shkoi në tualet.

Denoncuesi, i cili e takoi këngëtarin përmes një miku të përbashkët, i shtyrë nga incidenti që ndodhi në atë kohë i kërkoi policisë të hetojë, me arsyen se pësoi traumë psikologjike.

Policia ka nisur hetimet për rastin që erdhi më 5 tetor 2018:

“Një person na kontaktoi për të pohuar se ai u sulmua seksualisht nga një person tjetër, në shkurt të 2009-s në hotelin Mandarin Oriental. Zyrtarët po hetojnë. Nuk ka pasur asnjë arrestim”.

Këngëtari ka mohuar akuzat, ndërsa nuk bëhet publik emri i tij.

Të këshilluara

Gweneth Paltrow heq dorë nga Marvel

Gwyneth Paltrow njoftoi zyrtarisht se do t’i japë lamtumirën Marvel Cinematic Universe, ku ka interpretuar rolin e Pepper Potts, sekretarja e Tony Stark dhe më ...

12:30

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI