Flash

Champions/ Ronaldo frikësuesi i Atletico: City viziton Gelsenkirschen

Lapsi.al 20 February 2019
Champions/ Ronaldo frikësuesi i Atletico: City viziton Gelsenkirschen

Emocionet e Champions League kalojnë nga Anfield Road në Wanda Metropolitana, por përballja mbetet madhështore. Atletiko Madrid e Juventus luajnë aktin e parë të një beteje, që do të vendoset në Torino. Kampionët e Italisë, këtë herë kanë statusin e një pretendenti të madh, edhe për vetë faktin se për bardhezinjtë luan Cristiano Ronaldo.

Mbreti kthehet në Madrid dhe Simeone duhet të shqetësohet: kundër Colchoneros, në 9 sezone me Real Madrid, Ronaldo ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje të luajtura kundër Atletico Madrid: 12 në Liga, 6 në Kupën e Mbretit, 4 në Champions League. Juventus nuk është vetëm CR7, por edhe Atletiko nuk impresionohet nga statistikat. Griezmann e bëri të qartë kur deklaroi se në ndeshjet e mëdha bardhekuqtë japin më të mirën.

Nuk ka staturën e kundërshtarit, por në Gelsenkirschen, Schalke 04 do të mundohet të bëjë të vlejë faktorin fushë, kur përballë të ketë Manchester City. Skuadra e Guardiolës është shumë potente për tu shqetësuar nga kjo sfidë, por tekniku katalanas e ka të qartë se pretendimet, sidomos në Champions, i përkasin vetëm fushës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI