Flash

Zidane, tre kushte për ti thënë po Chelsea

Lapsi.al 18 February 2019
Zidane, tre kushte për ti thënë po Chelsea

Chelsea nuk po kalon një moment të qetë dhe Maurizio Sarri gjithashtu. Kohët e teknikut italian në Londër duket se i afrohen fundit, gjithnjë e më shumë, aq sa po merr kuota të forta ardhja e Zinedine Zidane tek Chelsea, duke filluar nga sezoni i kaluar. Vetëm se ardhja në Stamford Bridge e ish-teknikut të Real Madrid, nuk është një operacion i thjeshtë dhe aspak i pakushtueshëm.

Sipas 'The Sun', tekniku francez ka kërkuar plotësimin e tre kushteve për të pranuar ofertën londineze të Bluve. E para lidhet me bllokimin e shitjes së Eden Hazard dhe rinovimin me fantazistin belg. Hazard, konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe muajt e fundit është përfolur për një interesim të Real Madrid për numrin 10. Madje edhe më shumë se aq, flitet një akord i tij me merengues, gjë që Zidane kërkon ta shmangë.

Pjesa tjetër është më e përballueshme duke parë fuqinë financiare të Chelsea. Tekniku francez kërkon të ketë zë në temat e merkatos, për të orientuar klubin në lojtarët që preferon. E përvec kësaj, një cek prej 230 milionë euro për të shpenzuar në fushatën e përforcimit të skuadrës.

Të këshilluara

Premtimi i Zhang: "Icardi kurrë tek Juventus"

"Nuk do ta shesim kurrë Mauro Icardi tek Juventus": deklarata është e presidentit të Inter Steven Zhang në përfundim të asamblesë së ortakëve të klubit zikaltër...

17:18

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI