Flash

Rezart Veleshnja dhe historia me instagramin e vjedhur: Jeta ime private...

Lapsi.al 18 February 2019
Rezart Veleshnja dhe historia me instagramin e vjedhur: Jeta ime private...

Disa ditë më parë, aktori i “Portokalli” Rezart Veleshnja, ka qenë kryefjala e mediave rozë.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai publikoi disa postime prej ku shkruante se e dashura e tij e ka tradhtuar atë me 4 persona paralelisht.

Ndërkohë, disa orë më vonë ai i fshiu postimet dhe njoftoi se faqja e tij e Instagram-it është hakuar dhe ai nuk ka ditur asgjë, pasi ishte në një udhëtim për 13 orë në Washington.

Mirëpo, së fundmi Veleshnja për “Panorama Plus”, ka deklaruar se një person anonim bënte lojë të dyfishtë, pasi ndërkohë që kishte hakuar fillimisht profilin e Lorenës, kishte sajuar komunikime mes tij dhe Lorenës, të cilat më pas ia dërgonte Rezit.

Ndërkohë që Rezarti komunikonte privatisht me të dhe i dërgonte video private, ai këto video i priste dhe i postonte në Instagram-in e aktorit, pasi ia kishte hakuar.

Veleshnja rrëfen se gjatë këtyre orëve nuk po lidhej dot me Lorenën në Whatsapp dhe vazhdonte të komunikonte me të panjohurin virtual, i cili e futi në kurth ndërkohë që i kishte marrë edhe Instagram-in, shkruan “Panorama Plus.”

Ndër të tjera, aktori zbuloi se në momentin që ai arriti të kontaktonte më të dashurën kuptoi se Instagram-i i saj ishte hakuar dhe bisedat e saj me djem të tjerë ishin bërë nga hakeri.

“Lidhur me atë që ndodhi, ajo është jeta ime private dhe në jetën time private nuk ka të drejtë të ndërhyjë asnjë, ashtu si dhe unë nuk ndërhyj në jetën private të dikujt. Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë, janë të papunë dhe kanë dashakeqësi brenda shpirtit të tyre. Për këta lloj njerëzish, unë kam lënë Prokurorinë, e cila ka filluar hetimet dhe ka filluar të kryejë punët e saj”, ka pohuar ai.

Gjithashtu Rezarti ka deklaruar se marrëdhënia e tij me partneren është shumë mirë dhe pas kësaj ngjarje është bërë edhe më e fortë: “Ajo që është kryesorja, është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo që do të doja është që këtë histori t’ia lëmë në dorë vetëm Prokurorisë, pjesa tjetër nuk na intereson më!”

Të këshilluara

'Suicide Squad 2' rikthehet pa Harley Quinn

“Suicide Squad” do të rikthehet në ekranin e madh me kapitullin e dytë me regjisor James Gunn. Revista “Forbes” raporton se Margot Robbie nuk do të luajë rol...

15:45

'Synonyms' triumfon në Berlinale

Ka përfunduar festivali i 69-të i filmit “International Film Festival Berlin”, i njohur si Berlinale. Çmimin “Ariu i Artë” e fitoi filmi “Synonyms” i regjiso...

14:49

Ardian Bujupi drejt bashkëpunimit me Farrukon

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi në bashkëpunimin e tij me Xhensila Myrtezajn për këngën “Çika-Çika”, ka pasur një sukses mjaft të madh, duke kapur mbi 70 milio...

13:14

Laura Vorpsi, mama për herë të dytë (FOTO)

Askush nuk e dinte por ajo është bërë nënë për herë të dytë. Laura ka arritur ta mbajë të fshehtë lajmin e pritjes së embël i cili është zbuluar vetëm sot.  ...

13:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI