Flash

Lidhja e Arbana Osmanit me ish të fejuarin e aktores shqiptare (FOTO)

Lapsi.al 18 February 2019
Lidhja e Arbana Osmanit me ish të fejuarin e aktores shqiptare (FOTO)

Arbana Osmani pak muaj pas ndarjes thuhet se ka nisur një histori të re dashurie.

Sipas burimeve të “Vip Magazine”, moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” ka lënë pas krahëve lidhjen 16-vjeçare dhe prej pak kohësh përflitet mund të jetë lidhur me Eduart Grishajn, regjisorin e programit të saj. Dyshja nuk kanë preferuar të flasin për këtë lajm.

Por Eduarti është i njohur edhe për lidhjen e tij me moderatoren dhe aktoren Rudina Dembacaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas.

Në një intervistë për “Panoramën” në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin. “Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”, shprehej moderatorja.

 

 

Të këshilluara

Demi Lovato rikthehet në qendër rehabilitimi

Demi Lovato është rikthyer në qendër rehabilitimi në Hawaii. 25-vjeçarja mendohet se kishte sërish probleme të shëndetit mendor pas një postimi që bëri në “Twit...

16:37

'Suicide Squad 2' rikthehet pa Harley Quinn

“Suicide Squad” do të rikthehet në ekranin e madh me kapitullin e dytë me regjisor James Gunn. Revista “Forbes” raporton se Margot Robbie nuk do të luajë rol...

15:45

'Synonyms' triumfon në Berlinale

Ka përfunduar festivali i 69-të i filmit “International Film Festival Berlin”, i njohur si Berlinale. Çmimin “Ariu i Artë” e fitoi filmi “Synonyms” i regjiso...

14:49

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI