Flash

Torino 'asist' për Juventus: titulli praktikisht i hipotekuar

Lapsi.al 17 February 2019
Torino 'asist' për Juventus: titulli praktikisht i hipotekuar

Në Serie A gjithnjë e më tepër nuk ka histori përsa i përket titullit kampion. Napoli humbet kontaktet me Juventus, duke mos arritur të marrë fitoren edhe në San Paolo përballë Torinos. Barazimi i dytë radhazi për skuadrën e Carlo Ancelottit, pas atij me Fiorentinën dhe bardhezinjtë tani janë +13.

Torinezët bllokuan mirë cdo hapësirë, duke markuar me shumë lojtarë në gjysëmfushën e tyre, ndërsa Napoli edhe pse tentoi me të gjitha forcat për të shënuar golin që do t'i jepte fitoren, nuk arriti të kishte kthjelltësinë për ta kërkuar në mënyrën e duhur.

Sikur të mos mjaftonte tashmë një kundërshtar i paarritshëm Ancelotti duhet të gjejë një zëvendësues edhe për Allan, që u ndëshkua me karton të kuq. 90 minuta në fushë edhe për Elseid Hysaj, që mund të jetë i kënaqur me zero gola të pësuar, por jo me rezultatin në total.

66 pikë për Juventus, që tani mund të përqendrohet qetësisht në Champions League në ndeshjen kundër Atletico Madrid. Në Itali për bardhezinjtë nuk ka rivalë, më i afërti është me 53...

Italy - Serie A

SPAL 1 - 4 Fiorentina

Empoli 3 - 0 Sassuolo

Genoa 2 - 1 Lazio

Udinese 1 - 0 Chievo

Inter 2 - 1 Sampdoria

Napoli 0 - 0 Torino

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI