Flash

Spalletti pickon përsëri Icardi: "Do më pëlqente të vinte të festonte në dhomat e zhveshjes"

Lapsi.al 17 February 2019
Spalletti pickon përsëri Icardi: "Do më pëlqente

Fitorja 2-1 kundër Sampdoria i ka dhënë frymëmarrje Inter, por zikaltrit vazhdojnë të shqetësohen nga cështja-Icardi. Sulmuesi argjentinas, i zhveshur nga shiriti i kapitenit, është parë në stadium për të ndjekur skuadrën kundër ish-skuadrës, por me kaq nuk është se problemet u fshinë: "Jam i kënaqur që erdhi në stadium - ka komentuar Spalletti -. Do të preferoja më shumë nëse do të vinte në dhomat e zhveshjes të festonte me ne në fund të ndeshjes, por mendoj se ishte i kënaqur për fitoren si të gjithë".

Suksesi kundër dorianëve erdhi në fund të një ndeshje të komplikuar e të luftuar për Inter: "Në pjesën e parë ishte prezente frika se mos gabonim - ka thënë Spalletti pas ndeshjes -, Samp u tregua e aftë të luante symbyllur me kualitetet që ka dhe na krijoi probleme. Edhe për skuadrën nuk ishte e lehtë të jetë gjithnjë e corientuar nga këto situata".

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ap/AprL.mp4

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI