Flash

Hakmarrja e Barcelonës mbërrin tek detajet: mesfushori i PSG është tashmë i katalanasve

Lapsi.al 16 February 2019
Hakmarrja e Barcelonës mbërrin tek detajet: mesfushori i PSG

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe Barcelona mezi priste rastin t'ia bënte të paguante Paris Saint Germain rrëmbimin e Neymar dy vjet më parë. E duket se qëllimi po arrihet me firmën në kontratë me Adrien Rabiot. 23 vjecari, do të trasferohet tek Barcellona në fund të sezonit, sipas asaj që bën të ditur Le Parisien.

Mesfushori francez, që tashmë është i vetëm në shtëpi tek Psg, pasi refuzoi të rinovonte kontratën në skadencë në qershor, sipas gazetës, ka arritur akordin me klubin katalanas, mbi kohëzgjatjen e marrëdhënies, mbi pagesën e tek bonuset që do të përfitojë. Rabiot nuk ka firmosur ende asnjë parakontratë, por ky është vetëm një detaj.

Rabiot duhet të zëvendësojë kështu Ivan Rakitic, që duket lojtar në ikje, në qendrën e majtë të mesfushës. Vetëm se gjërat mund të ndryshojnë në rastin e kroatit, nga momenti që tekniku Ernesto Valverde, që e vlerëson shumë, mund të rinovojë kontratën me Barcelonën e rrjedhimisht ta mbajë Rakitic në Camp Nou.

Të këshilluara

Video/ Bayern Mynih përmbys gjithcka

I gjendur dy herë në disavantazh, Bayern Mynih më në fund përmbys gjithcka, me një fillim brilant të pjesës së dytë. Vetëm pesë minuta pas barazimit të Coman, k...

21:59

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI