Flash

Video/ Dy minutat që fundosën Kukësin, heroi Hidi dhe pankina në ajër e Cungut

Lapsi.al 15 February 2019
Video/ Dy minutat që fundosën Kukësin, heroi Hidi dhe pankina

Kukësi fundoset në Durrës në kuptimin e plotë të fjalës. Në ndeshjen për të mos u humbur, kuksianët gabojnë gjithcka: lejojnë sfumimin e avantazhit të Reginaldos, duke pësuar dy gola në dy minuta cmendurie ku askush nga të besuarit e Cungut nuk kuptoi asgjë, përfshirë trajnerin dhe në fund u ndalën përballë një gjiganti si Isli Hidi që shpëtoi rezultatin duke pritur penalltinë në minutën e pestë shtesë. Rezultati: pankina e lëkundur e teknikut shkodran dhe asist për Partizanin, që mund të marrë arratinë.

Nuk është se nuk i bëri punë Teutës 2-1 me të cilin u imponua në Niko Dovana. Durrësakët mbërrijnë të dytë në renditje, një mbi Kukësin e për momentin shtatë nga kreu, por mund të bëhen 10, aq sa aktualisht janë. Meriton komplimente skuadra e Blendi Shkëmbit, pas tre barazimeve radhazi, për rikuperimin e disavantazhit me dy gola në dy minuta. Progni shënoi golin klasik të ish-it, me një goditje dënimi spaktakolare, që nuk i la asnjë mundësi Frashërit. Nuk ishte puna tek barazimi, sepse verlindorët lanë aq hapësirë sa Teuta kontrolloi lojën dhe shty qendrën përpara, duke u shfaqur konstant në zonën kundërshtarë - gabim që Cungu nuk duhet ta bënte...

Ishte cështje minutash, madje sekondash, që Kukësi do të binte. Memoria drithëruese e humbjes së papritur me Tiranën, ndoshta mpiu shpejt këmbët e tyre dhe ishin aq të mefshtë sa panë Arapin të shënonte golin e parë, në rikthimin në Superiore. Një gol me peshë i qendërmbrojtësit, i kërkuar me ngulm nga durrsakët dhe që tani kuptohet qartë përse...

Pjesa tjetër tani ka fare pak rëndësi. Reginaldo që shënoi gol, apo Shkurtaj që përplasi topin në shtyllë, njëri nga minuta e parë e tjetri nga pankina, me rrokadën e përhershme mes të dyve, nuk shmangën dot katastrofën që i frikësohej Cungu. Pankina e shkodranit, pas dy humbjeve radhazi, është më në rrezik se kurrë...

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI