Flash

Superiore/ Prova arratie për Partizanin: betejë mbijetese në Kamza-Kastrioti

Lapsi.al 15 February 2019
Superiore/ Prova arratie për Partizanin: betejë mbijetese në

Shumë e rëndësishme java e 22 dhe në të dy frontet: titull e mbijetesë. Në zonat e larta të klasifikimit i vetmi që fërkon duart është Partizani, që sheh një tjetër mundësia arratie, kur Teuta e Kukësi të sfidohen në Niko Dovana. Vendi i dytë dhe i tretë përballë njëri-tjetrit dhe sido të shkojë rezultati për Partizanin është favor. Një barazim apo fitore e Teutës do ti lejonte të Kuqve edhe dy zgjatje më shumë nga ndjekësi më i afërt dhe distancim flagrant nga Kukësi, pretendenti më i kuotuar. Por edhe nëse imponohen kuksianët, që vijnë nga tronditja e një humbje të pamenduar me Tiranën, për skuadrën e Gegës do të ishte një kundërshtar më pak për tu shqetësuar, me Teutën që do zbriste në këtë rast -13.

Tjetër sfidë decizive, për tiu larguar krejtësisht rrezikut ajo mes Tiranës e Luftëtarit. Në Selman Stërmasi, të dielën, bardheblutë kanë mundësinë të cojnë në 5 ndeshje pa humbje serinë, por me një fitore ndaj gjirokastritëve do të distancoheshin përfundimisht nga fundi i klasifikimit, duke u vënë në ndjekje të Flamurtarit. Vetëm se Mema duhet të bëjë llogaritë me një skuadër ende të pamundur që kur Ahmataj është ulur në pankinë.

Tre ndeshjet që kompletojnë javën e 22 e që luhen po të dielën, e ku natyrisht pritet përgjigja e Partizanit në fushë, me rezultatin e ditur të kundërshtarëve të tij. Të kuqtë megjithatë kanë një transfertë të vështirë në Lac, aty ku asnjëherë gjërat nuk i kanë shkuar sipas parashikimeve. Vëmendje maksimale edhe në derbin e mbijetesës ku Kamza e Kastrioti vendosin shumë në 90 minuta të zjarrta. Dy skuadra me pikë të barabarta, që shpresojnë të marrin një asist më shumë për tia afruar zonës së shpëtimit, duke fundosur kundërshtarin. Barazimi në Durrës i ka dhënë moralin e duhur skuadrës së Gjokës, se mund tia dalë kundër një trajneri që Kamzën e ka drejtuar vetë dhe e njeh mirë ambjentin. \

E mbyll historinë një ndeshje që në kushte të tjera do të kishte qenë ndeshja më e rendësishme: Flamurtari do të presë në Vlorë Skënderbeun, që i dha fund serisë negative të rezultateve, duke mundur Lacin në Korcë një javë më parë. Në fakt janë dy skuadra me probleme, e në pritje të sinjaleve të shpresës, që është e sigurtë se para ndeshjes nuk do ti marrin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI