Flash

Misteri i Robben: hollandezi mund të mbyllë karrierën pa pritur qershorin

Lapsi.al 15 February 2019
Misteri i Robben: hollandezi mund të mbyllë karrierën pa pritur

Gjendja e Arjen Robben vazhdon të jetë një mister. Sulmuesi anësor 35 vjecar i Bayern Mynih nuk ka zbritur ende në fushë për 2019 e po mendon ti japë fund karrierës së tij, pasi njoftoi lamtumirën nga bavarezët në qershorin e ardhshëm.

"Èshtë shumë dëshpëruese", ka thënë hollandezi për të përditshmen gjermane Bild, duke shpjeguar se ka një problem të paidentifikuar në kofshë. "I kam provuar të gjitha, por për momentin nuk funksionon. Fakti është që nuk e dimë se për cfarë bëhet fjalë. Është vërtetë e vështirë", ka thënë lojtari, ndeshja e fundit e të cilit i takon 27 nëntorit. "Disa herë jam bashkuar me grupin dhe pastaj e kam ndjerë sërisht problemin, duke u kthyer pas".

Robben vjen në një situatë delikate, që po e përball me një vendim që nuk e kishte menduar, në kohën kur hollandezi kishte bërë gjithnjë të ditur se do të ishte i lumtur të vazhdonte karrierën e tij në një tjetër klub, me kusht që oferta të ishte serioze e interesante.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI