Flash

Goditja me bojë/ Si do të qeshnim po të mos ekzistonte Elisa? (video)

Lapsi.al 14 February 2019
Goditja me bojë/ Si do të qeshnim po të mos ekzistonte Elisa?

Rregulli është gjithmonë i njëjtë: nuk ka histori tragjike, që mos ketë edhe anën e saj komike. Kështu ka ndodhur edhe sot në parlament me skenën aspak të këndshme të goditjes me bojë të kryeministrit.

Por për të gjithë ata që duan të mos mërziten dhe të shohin anën qesharake të kësaj që ndodhi, mund t'i fokusojnë sytë tek Elisa Spiropali. Një gjë nuk do ta humbin: gajasja është e siguruar.

Sekuenca e parë Kur Edi Paloka u ngrit të godiste me shiringë më bojë kryeministrin, ajo që u tremb më shumë sikurse duket edhe në foto, ishte vetë Elisa. Ajo reagoi sikur tribuna qeveritare të ishe goditur me top.

Sekuenca e dytë Pasi gjithçka kishte përfunduar dhe u pa se kishte vetëm dëme kolaterale si njollosja, Rama filloi të shajë nën dhëmbë: “Plehrë… plehrë”. Sapo pa se ajo ishte vija e sjelljes edhe Elisa filloi të shajë me të njëjtin ritëm: "Qelbësirë...qelbësirë".

Sekuenca e tretë Disa sekonda më pas, kur vuri re se Skënderbeu ishte bërë helaq, Spiropali nuk duroi dot ta shihte heroin e saj të njollosur. Hapi çantën, nxori një shami letre dhe para se të fshihej vetë, ia zgjati Ramës. Vetëm pasi ky i fundit  e refuzoi me përbuzje, ashtu sikurse zbrapset një ofertë më bujare se sa duhet, bërë në momentin e gabuar, ajo e mori shaminë dhe filloi të fshinte trupin e saj. 

[video width="972" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/02/dyshja.mp4"][/video]

Dhe pastaj, si për ta shpënë deri në fund këtë qerthull qesharak, ajo doli para parlamentit për t'u folur mediave me një ton solemn, duke kaluar nga njollat trupore në problemet globale :

"Sa herë Shqipëria eshtë mirë, sa herë shqiptarët në rajon progresojnë, opozita ka në axhendë të nxijë vendin", tha Elisa duke njehsuar njollat mbi trupin e saj dhe të Ramës me gjithë atdheun.

Aq kreative ishte Spiropali këtë të enjte, sa vërtetë ajo duhet përgëzuar. Sepse ndryshe nuk kishim si e kalonim me gajasje, një moment të shëmtuar.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI