Flash

Piruetat qesharake të Ramës për taksën 100% të Kosovës (video)

Lapsi.al 13 February 2019
Piruetat qesharake të Ramës për taksën 100% të

Strategjia për të hedhur gurin dhe për të fshehur dorën, po e vë gjithmonë e në pozitë më të vështirë Edi Ramën lidhur me qëndrimin që Tirana zyrtare po mban për çështjen e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri shqiptar ka zgjedhur një qëndrim të paprecedent për Shqipërinë: “Mbështesim çdo zgjidhje që miratohet nga SHBA dhe BE”, pra një formulë amorfe që e rendit vendin tonë në të njëjtin rend me shtete që edhe mund të mos kenë asnjë opsion për fatin e Kosovës.

Kryeministri shqiptar, i cili është në bazë të planit Thaçi- Vuçiç për ndarjen e Kosovës, po mban një qëndrim të dyfishtë publik. Nga njëra anë, ashtu sikurse raportonte në një shkrim të tij Karl Bild, ai nuk ishte kundër një marrëveshjeje me ndryshim kufijsh, ndërsa në një takim zyrtar në prill 2018 në Berlin, ai i ka pohuar Anxhela Merkelit se kjo është një çmenduri.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Çfarë i premtoi Rama Merkelit në prill për Kosovën?

Këtë ambiguitet e vërteton edhe fakti se ai mbajti që nga gushti deri në dhjetor si ministër të jashtëm Ditmir Bushatin, i cili pati deklaruar se ndryshimi i kufijve është një hapje e kutisë së Pandorës për Ballkanin. Kur u pyet për këtë mosrakordim nga gazetari Andi Bejtja në emisionin “Opinion” në shtator 2018, Rama mbeti pa përgjigje.

Në të njëjtën vorbull të qëndrimeve flu është futur kryeministri edhe për sa i përket pozicionit që duhet të marrë ndaj taksës 100% për produktet serbe në Kosovë, që u vendos nga qeveria Haradinaj. Në deklaratat që Lapsi.al ka qëmtuar, shihen lehtësisht luhatje të forta.

Fillimisht, sapo taksa hyri në fuqi, ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e goditi atë (video poshtë).

https://youtu.be/dueSOlHsFiQ

Nuk kaloi shumë kohë dhe Rama organizoi një tubim politiko folklorik në Pejë, ku ai e mbështeti 100%, taksën 100 përqindëshe. “Eshtë gjëja më normale në kushtet anormale që ka vendosur Serbia”, tha ai duke e quajtur atë një taksë të drejtë (video poshtë).

Edhe më pas, në një takim bilateral me homologun e tij kroat, Rama e mbështeti taksën e vendosur nga qeveria Haradinaj duke e quajtur atë si një klithmë politike që ka nevojë të dëgjohet(video poshtë).

https://youtu.be/xVydIZOMA0M

Por nuk kaloi shumë kohë dhe kryeministri shqiptar i harroi deklartat me pathos patriotik që Lapsi.al ka renditur më lart. Ai u detyrua të rikthehet me bisht në shalë tek qëndrimet e ish ministrit, Arben Ahmetaj.

Pas shtimit të trysnisë amerikane për heqjen e taksës nga Prishtina, pas kërcënimeve me sanksione ndaj Kosovës dhe, pas bisedës së tij me këshilltarin pro serb të Trumpit, John Bolton, kryeministri shqiptar ka bërë një piruetë të tretë. Në darkën e javës së shkuar në Prishtinë, në vilën e Hashim Thaçit, ai i bëri thirrje kryeministrit Haradinaj dhe liderëve të tjerë të hiqnin taksën sipas porosisë amerikane.

Ky ndryshim i tretë brenda një muaji, e vë qeverinë shqiptare në pozitë qesharake. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me politikat e një shteti serioz, por e rendit Shqipërinë në ato republika bananesh që lundrojnë në diplomaci vetëm në bazë të interesave të autokratëve që i udhëheqin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI