Flash

Çiftet vërtet të dashuruara nuk festojnë Shën Valentinin! E thotë ekspertja e seksit...

Lapsi.al 13 February 2019
Çiftet vërtet të dashuruara nuk festojnë Shën

Në këto orë të fundit duhet bërë xhiroja për të blerë dhuratat, të zgjedhësh restorantin e duhur, të organizohesh për mbrëmjen sa duket se në kor të gjithë janë duke bërtitur: “Çfarë të bëjmë për Shën Valentin?” Por, pritshmëria mund të shkatërrojnë festën.

“Shumë çifte, si bashkëjetues apo jo, kanë shumë pritshmëri nga kjo ditë. Për këtë arsye për Shën Valentin bëhet shumë pak seks. Bëjnë seks më pak se gjysma e çifteve, sipas statistikave” – thotë seksiologia italiane Rosamaria Spina në një emision në Radio 2.

“Nëse çiftet e fillojnë me idenë se duhet të ketë një kontakt erotik, është shumë e lehtë për ta që të përjetojnë ankthet më klasike të performancës. Nuk duhen pritur data apo raste ër të krijuar raporte seksuale. Duhen thyer skemat, duhet thyer rutina. Përndryshe erosi zbehet. Kujdes alkoolin! Nëse pini një gotë më shumë ka rrezik që të prishni atmosferën. Është e ditur se për Shën Valentin më kollaj mund të grindeni sesa të përfundoni në shtrat” – shton këshilluesja e seksit.

Çiftet vërtet të lumtura nuk presin Shën Valentinin për të bërë seks apo për të festuar lidhjen e tyre?

“Është pikërisht kështu. Çiftet vërtet të afërta dhe të dashuruara nuk presin 14 shkurtin për ta treguar. Të presësh Shën Valentinin është ta banalizosh shumë raportin në çift. Ky është një gabim. Çiftet që janë mirë me njëri tjetrin as nuk e vënë re që është Shën Valentin.

Një i fejuar vërtet i lumtur, nuk bën dhurata për Shën Valentin. Një dhuratë e bërë atë ditë duket si detyrë shtëpie. Është një lloj kurthi. Është ndryshe për ata që sqpo janë lidhur apo sapo janë dashuruar” – e mbyll ekspertja italiane e seksit. Eh! Gjithsesi shqiptarët do vazhdojnë ta kenë festë kombëtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sekretet për flokë të shëndetshëm

Dimri mund të jetë shkatërruese për flokët tuaj, por që të mos na dëmtohen flokët gjatë kësaj periudhe ju tregojmë disa mënyra sesi mund të kujdeseni për flokun...

16:22

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI