Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

River-Boca përleshje pa mbarim: tifozi bënte jogging me fanellën e Boca Jrs jashtë stadiumit të River

Lapsi.al 12 February 2019
River-Boca përleshje pa mbarim: tifozi bënte jogging me fanellën
Historia mëson shumë vetë, por jo të gjithë. Pas ngjarjeve që ndodhën përpara River-Boca Juniors që detyron CONMEBOL ta spostonte finalen e kthimit të Kupës Libertadores në Madrid për shkak të klimës së dhunshme mes dy tifozerive, ky tifoz i Xeneize ka rrezikuar shumë jashtë Monumental. Në ditën e ndeshjes së Millionarios, tifozi vendosi të bënte jogging jashtë stadiumit bardhekuq me fanellën e Boca, duke provokuar një rrahje të shpejtë në të cilën është dashur të ndërhyjë policia. Jo vetëm kaq, por pas shkëmbimit të grushteve, tifozi ka nisur vrapimin përsëri me fanellën veshur, duke e detyruar policin tia hiqte për të evituar përplasje të tjera. Jo se nuk është e drejtë të vishesh si të duash, por kështu do të thotë ti kërkosh vetë problemet.

Të këshilluara

Jose Mourinho riniset nga Rusia

Pas përfundimit të aventurës në drejtimin e stolit të Manchester United, Jose Mourinho është gati të nisë një karrierë të re televizive. "Special One" do të jet...

21:39

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI