Flash

George Clooney flet për dramën në familjen mbretërore: Meghan po përndiqet në të njëjtën mënyrë si Lady Diana

Lapsi.al 12 February 2019
George Clooney flet për dramën në familjen mbretërore:

Të gjithë jemi njohur me lidhjen e miqësisë mes George Clooney, Princit Harry dhe Meghan Markle. Aktori i njohur tashmë kja folur për dramën në familjen mbretërore dhe më në fund fjalët vijnë nga një person që tregon identitetin e tij.

Sipas “People”, George ishte shumë i trishtuar që mediat nisën të shkruanin për Dukeshën dhe gjërat e saj personale.

“Ata po e ndjekin kudo Meghan Markle. Ajo po ndiqet dhe po përgjohet. Ajo është 7-muajshe shtatzënë dhe po përndiqet në të njëjtën mënyrë si Lady Diana dhe historia po përsëritet”, është shprehur aktori.

Clooney ka vazhduar më tej duke shtuar: “Ne e dimë sesi përfundon kjo. Nuk mund të them sesa frustruese është ta shohësh këtë. Ti merr një letër të shkruar nga vajza për babanë dhe e transmeton kudo. Është e papërgjegjshme. Jam i habitur nga kjo”.

 

Aktori i referohet publikimit të letrës që, Meghan i dërgoi të atit ku i kërkonte mos t’i bënte më presion nëpërmjet medias, në mënyrë që të përmirësojnë marrëdhënien mes tyre.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI