Flash

Cardi B detyrohet të mbyllë instagramin pas çmimeve Grammy (VIDEO)

Lapsi.al 12 February 2019
Cardi B detyrohet të mbyllë instagramin pas çmimeve Grammy

Menjëherë pas fitores në ceremoninë e çmimeve Grammy, reperja Cardi B postoi një video në Instagram ku i drejtohej fansave dhe ndjekësve, të cilët e kundërshtuan në masë këtë triumf të saj.

Pak orë pas postimit, e cili ende qarkullon në internet, reperja e njohur e mbylli llogarinë në Instagram, pasi siç u shpreh: “I ka ardhur në majë të hundës”. Në video ajo dëgjohet të thotë: “Punova shumë fort për këtë projekt muzikor. Mbaj mend që vitin e kaluar në Grammys të gjithë po thonin se mua mu vodh fitorja, po tani çfarë problem keni? Albumi im u bë platin dy herë, në çdo renditje që ekziston ishte në 10 vendet e para. Punova shumë, mbylla veten në studio për 3 muaj dhe pasi e pëfundova, fjeta 4 ditë rresht gjumë. Gjatë gjithë kohës isha shtatzënë dhe e kam mbyllur në kohë rekord.”Komentet në këtë video ishin të shumta, shumica e tyre ende negative dhe që vazhdonin të ishin kundër reperes, prandaj ajo vendosi që ta mbyllë përfundimisht llogarinë në Instagram  

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI