Flash

Dua Lipa, fituese e dy çmimeve Grammy (Foto)

Lapsi.al 11 February 2019
Dua Lipa, fituese e dy çmimeve Grammy (Foto)

Dua Lipa është fituese e dy çmimeve prestigjioze, Grammy, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmë në Los Angeles duke u bërë shqiptarja e parë që ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje.

Bashkëpunimi i suksesshëm i Duas me Mark Ronson dhe Diplo, 'Electricity', është zgjedhur si kënga më e mirë 'Dance' e vitit.

Dua rrëmbeu po ashtu çmimin si Artistja e re më e mirë e vitit. Ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dua Lipa, shprehu të gjithë mirënjohjen e saj për publikun si dhe ekipin e saj.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Dua Lipa.

Të këshilluara

Rikthehet Gossip Girl

Për fansat e Serena van der Woodsen dhe të “Gossip Girl” ka një lajm të mirë, seriali mund të rikthehet me një kapitull të ri. Gjatë prezantimit të programev...

17:00

Shfaqet traileri i ri i 'Child's play' (Video)

“Child’s Play” do të jetë filmi i ardhshëm i frymëzuar nga klasiku i horrorit Kukullës Vrasëse dhe online është shpërndarë traileri i parë i këtij projekti, që ...

15:45

Pas aksidentit, ndërron jetë reperi

Reperi Cadet ka humbur jetën në një aksident me makinë. Mjeti ku po udhëtonte reperi u përplas ndërsa ky i fundit po shkonte në koncert në Staffordshire. ...

13:45

Drake dhe Lamar refuzojnë Grammy-n

Dy këngëtarët më të nominuar në Grammy këtë vit nuk kanë pranuar të performojnë performojnëevent. Kjo sipas producentit të mbrëmjes gala, Ken Ehrlich. Ai tha...

13:03

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI