Flash

Kendall Jenner pranon lidhjen e saj me sportistin

Lapsi.al 10 February 2019
Kendall Jenner pranon lidhjen e saj me sportistin

Kendall Jenner ka qenë e ftuar mbrëmjen që lamë pas në puntatën e radhës të ‘Ellen DeGeneres Show’. Ajo u shfaq me një fustan në ngjyrë të gjelbër me motive lulesh dhe ‘look-u’ i saj u komentua pafund, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata e parë zyrtare për lidhjen me basketbollistin Ben Simmons. Dy të rinjtë janë përfolur prej muajsh për një lidhje, pasi janë fotografuar bashkë në shumë dalje romantike, por asgjë nuk ishte thënë zyrtarisht për këtë çështje nga ana e modeles. Sigurisht në programin e Ellen, Kendall nuk arriti t’i shpëtonte pyetjes për këtë temë. Me anë të disa fotove ku modelja shfaqej duke ndjekur ndeshjet e partnerit të saj, moderatorja i drejton pyetjen: “Duket që ti je e lidhur me këtë djalë. Unë nuk e njoh por duket i mirë nga fotot. Pra, sa kohë ke me të?”“U bë ca kohë”,-u shpreh Kendall shumë e buzëqeshur. Më tej modelja pranoi se e pëlqen shumë basketbollin si sport dhe shpesh është e pranishme në ndeshjet e partnerit.

Të këshilluara

Miley heq dorë nga mbiemri për Liam

Miley Cyrus që këtej e tutje është Zonja Hemsworth. Liam ka treguar publikisht se këngëtarja e njohur pas martesës ka zgjedhur të marrë mbiemrin e bashkëshortit...

10:35

Mahmood, fitues i festivalit të Sanremos

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesi i edicionit të 69-të të Sanremos, këngëtari Mahmood. 27 vjeçari dhe kënga e tij “Solid” ishin një nga më të pëlqyerat ...

09:56

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI