Flash

Reperi Cadet ndërron jetë rrugës për në koncert

Lapsi.al 9 February 2019
Reperi Cadet ndërron jetë rrugës për në koncert

Reperi Cadet ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Mjeti ku po udhëtonte reperi u përplas ndërsa ky i fundit po shkonte në koncert në Staffordshire.

Familja e reperit njoftoi lajmin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka vdekur,”-shkruhet në njoftim.

Në një deklaratë për Radio 1 Neësbeat, menaxheri i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi.

Ai ishte rrugës për në Keele University ku do performonte.

“Një pasagjer i Toyota, një 28 vjeçar nga Londra, vdiq në vendin e ngjarjes. Shoferët e dy automjeteve, një 36-vjeçar nga Stoke-on-Trent dhe një 22 vjeçar nga Crewe, u dërguan në spitalin e Royal Stoke University me lëndime të rënda.

Tre pasagjerë të tjerë në Toyota u dërguan në spital,”-raportoi policia.

Të këshilluara

Birce Akalay reagon për paraqitjen e saj

Aktorja e njohur 'shokoi' të gjithë pak kohë më parë kur vendosi të shfaqej me flokët e shkurtra. Një prerje e thjeshtë flokësh më pas çoi në lloj lloj aludimes...

16:45

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI