Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gjirokastriti kundër gjirokastritëve: Batha i trembet vetëm gabimeve “njerëzore”

Lapsi.al 9 February 2019
Gjirokastriti kundër gjirokastritëve: Batha i trembet vetëm

“Nëse shmangen këto gabimet njerëzore, atëherë mund të flasim për futboll”. Ka nisur në sulm vigjlijen e ndeshjes me Luftëtarin, gjirokastriti I Flamurtarit Idriz Batha. Pas zhgënjimit për eleminimin nga Kupa e Shqipërisë dhe humbjes në Vlorë me Kukësin në kampionat, në të dy rastet me gjykim të kontestuar nga Flamurtari, kuqezinjtë shkojnë në Gjirokastër për të marrë një rezultat të rëndësishëm, sidomos pas lajmit se javën e ardhshme do të zgjidhet edhe ngërci financiar. Problemi i vetëm janë vendimet arbitrale, që penalizojnë pothuaj gjithnjë vlonjatët dhe këtu e vë theksin edhe mesfushori Idriz Batha në konferencë për shtyp.

“Edhe më parë, kur nuk kam qenë pjesë e Flamurtarit kam vënë re që ata penalizoheshin gjithnjë – zgjeroi akuzën Batha - . Dy ndeshjet e fundit shpresoj të mos përsëriten më përsa I përket arbitrimit”.

Flamurtari kërkon të përsërisë fazën e parë në Gjirokastër, aty ku edhe fitoi me shifrat 1-0 dhe një gjirokastrit si Batha që e njeh mirë ambjentin tek bluezinjtë, ka bindjen se vlonjatët kanë potencialin e duhur për të fituar ndeshjen. Natyrisht situata ka ndryshuar dhe fakti që Luftëtari vjen me moral të lartë e bën edhe më delicate sfidën në transfertë.

“Jam mësuar të luaj kundër Luftëtarit – tha Batha në konferencë për shtyp – por është gjithnjë e vecantë edhe si nje fakt qe lidhet me origjinën time nga Gjirokastra. Sigurisht që nuk është njësoj sin ë fazën e parë sepse shumë situata kanë ndryshuar si për ne ashtu edhe për Luftëtarin, por kemi potencialin e duhur për të mundur cdo kundërshtar dhe kam bindjen se do të dalim nga stadium me kokën lart”.

Në dy ndeshjet e deritanishme në kampionat, vlonjatët kanë fituar 1-0 në Gjirokastër në përballjen e parë, ndërsa në fazën e dytë takimi u mbyll në barazim pa gola. Precedentët janë në favor të skuadrës së Ilir Dajës, por tekniku duhet të bëjë pa Deliaj, të skualifikuar dhe me Albi Allën, që vështirë se mund të rikuperojë dëmtimin për të qenë në fushë, të paktën nga minuta e parë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI