Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Çmenduri kolumbiane: ja sulmuesi që quhet si 12 muajt e vitit

Lapsi.al 9 February 2019
Çmenduri kolumbiane: ja sulmuesi që quhet si 12 muajt e vitit

Quhet Efmamjjasond Gonzàlez e tek mbiemri nuk ka asgjë të cuditshme, duke qenë se është një nga më të përhapurit në vendet spanjisht folëse. Ai që është impresionues është emri, i vështirë për tu shkruar e madje edhe për tu thënë, aq sa djaloshi e quan veten Jasond, shumë më thjeshtë. Por historia pas emrit është e vecantë dhe meriton të tregohet. Prindërit e kanë shpikur duke vendosur me radhë inicialet e muajve të vitit në gjuhën spanjolle: E si Enero, F si Febrero, M si Marzo, A si Abril, M si Mayo, J si Junio, J si Julio, A si Agosto, S si Septiembre, O si Octubre, N si Noviembre, D si Diciembre.

Një demonstrim i bukur fantazie që në Shqipëri do të ishte e papaërsëritshme. Djaloshi do të quhej Jshmpmqkgshtndh, e askush nuk do ta pranonte, as në zyra e as në jetën e përditshme.

E megjithatë Efmamjjasond mund të bëhet i famshëm, sepse është një talent i futbollit kolumbian. Sulmuesi 1 metër e 90, ka luajtur në moshat e Atletico Nacional të Medellin e në fund të 2018 është liruar nga kontrata. Tani është duke kryer një provë tek San Lorenzo, në Argjentinë, i rekomanduar nga Jorge Almiron, trajneri i skuadrës së parë.

Do të jetë Diego Monarriz, trajneri i Juniores të San Lorenzo, që do të vendosë në 15 ditët e ardhshme nëse djaloshi ka aftësitë të luajë me skuadrën për të cilën bën tifozllik i ati. Nuk është e thën gjithësesi të bëhet i famshëm për golat, e sigurtë që është i famshëm që tani për emrin e cmendur.

Të këshilluara

Video/ Tris i Liverpool me firmën e Salah

Nuk ka më diskutime ndeshja në Anfield Road, ku Liverpool shkon drejt një fitore të sigurtë kundër Bournemouth. Mohamed Salah ka shënuar edhe golin e tretë në m...

17:22

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI