Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ahmataj e ekzagjeron: “Luftëtari futet në çdo ndeshje, vetëm për t’a fituar”

Lapsi.al 9 February 2019
Ahmataj e ekzagjeron: “Luftëtari futet në çdo ndeshje,

Ndonjëherë mjafton një ndeshje për të kuptuar se gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht edhe në një sezon për tu harruar. Kjo duhet të ketë ndodhur edhe me Luftëtarin, që nga shkatërrimi historik në Gjirokastër përballë Kastriotit, në të parën me Julian Ahmataj në detyrë, u imponua në transfertën me Lacin, duke hedhur një hap të fortë drejt shpëtimit.

“Lojtarët e kanë marrë mesazhin – deklaroi në konferencë për shtyp tekniku – duhet të vuash për të marrë rezultatin e duhur. Pa sakrifica nuk ka fitore dhe dua të shoh të njëjtën frymë skuadre që pashë në transfertën me Lacin”.

Tani llogaritë bëhen me një kundër si Flamurtari, që precedentët i japin të drejtë, për më tepër duke parë edhe mungesat që bluezinjtë do të kenë në ndeshjen e të dielës. Vetëm se Ahmataj nuk fshihet pas tyre dhe kërkon nga të tijtë përgjigjen e duhur në fushën e lojës…

“Mungesat nuk duhet të jenë asnjëherë alibi. Madje sa për sqarim kemi patur më shumë mungesa në ndeshjen e fundit që e fituam. Ka të bëjë me impaktin që tregon skuadra në fushë dhe sa dëshirë ka për të bërë detyrën” zbuloi Ahamtaj.

Ndoshta një ambicje e tepruar, ose thjesht një mënyrë karikimi për skuadrën, për të bërë një pjesë të mbetur të kampionatit ndryshe, por tekniku jep një mesazh të fortë në konferencën për shtyp. Luftëtari futet në cdo ndeshje për fitore dhe tani topi kalon në anën e lojtarëve…

“Nuk kënaqemi asnjëherë me barazimin e nuk futemi kurrë në një ndeshje për të humbur – tha tekniku - . Kjo është e ditur në futboll ndaj dhe Luftëtari futet vetëm për të fituar, pavarësisht kush është kundërshtari. Nëse në fushë kjo nuk ndodh, atëherë tregon se nuk kemi bërë mirë”.

Me 20 pikë pas 20 javëve të para, gjirokastritët duhet të administrojnë 4 pikët e avantazhit me Kastriotin, që e ka vënë nën presion me dy fitoret e fundit. E duke qenë se krutanët luajnë në transfertë me Partizanin kryesues, është shansi ideal për të siguruar shpëtimin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI