Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tragjedi tek Flamengo: 10 të vdekur në një zjarr në qendrën stërvitore

Lapsi.al 8 February 2019
Tragjedi tek Flamengo: 10 të vdekur në një zjarr në

Është një tragjedi e vërtetë, edhe pse përmasat reale nuk janë ende të qarta. Në Rio de Janeiro ka marrë flakë qendra e stërvitjes e Flamengo, ajo që zyrtarisht quhet “George Helal” në kujtim të një nga presidentëve të klubit, por për të gjithë është “Ninho do Urubu”, në lagjen Vargem Grande.

Pjesa që mori flakë është ajo që përdorej për akomodimin e djemve të moshave, ata që vinin nga qytete të tjera e stërviteshin me Flamengo. Nuk ka ende njoftime të sakta, por për momentin flitet për 10 të vdekur e 3 të plagosur, njëri shumë rëndë. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur akoma, por shefi i zjarrfikësve ka thënë për TV Globo që bëhet fjalë për djem nga 14 në 17 vjec. Është e mundur që viktimat e kësaj tragjedia të jenë pikërisht djemtë që ëndërronin të bëheshin profesionistë me fanellën kuqezi të “Fla”.

Gjithcka ka ndodhur natën për shkaqe të paditura. Zjarrfikësit janë thërritur në orën 5,17 të mëngjesit me orën locale. Në orën 7,20 zjarri ishte vënë nën kontroll, por për të pafatët ishte shumë vonë. Qendra sportive “George Helal” është ndërtuar në 2014 dhe ristrukturuar në 2018 në një hapësirë prej 5000 metri katror. “Ninho do Urubu” konsiderohej një xhevahir i vërtetë, ndërsa tani është bërë teatri i trishtë i një tragjedie.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI