Flash

Blogerja shqiptare: Më tallnin se mbaja era djersë

Lapsi.al 8 February 2019
Blogerja shqiptare: Më tallnin se mbaja era djersë

Një nga gjërat që mund të keni bezdi nga një person është që të mbajë aromë të pakëndshme. Pavarësisht se shumë zgjedhin të mos ia vënë në dijeni apo të tjerë tallen me të, blogerja shqiptare e modës, Egreis Gjergjani, na jep një këshillë.

Blogerja e kthyer në një biznesmene në Amerikë, tregon se kjo ka qenë një nga problemet e saj në adoleshencë dhe për këtë fajëson mungesën e kulturës së vendit. Ajo shprehet se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pasi tallej nga aroma e pakëndshme që mbante dhe e cilëson si një nga ndjesitë më të këqija të jetës së saj.

Video Player

“Nëse takoni dikë në shkollë ose në universitet dhe vjen erë, duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk u mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe kjo nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14 apo 15 vjeçe. Kur erdha në këtë vend, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e mësova sepse talleshin me mua kur isha në gjimnaz. Dhe ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Kështu që nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të. Thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, shprehet 33-vjeçarja në videot e publikuara në Instagram.

Egreis vazhdon më tej duke rrëfyer një prej situatave të saj më të sikletshme, me një prej nxënëseve.

“Më kujtohet një vajzë me emrin Samantha në gjimnaz dhe ajo më thoshte shpesh të bëja toke me të. Por mendoj se e bënte këtë vetëm sepse kështu mund të ndjente erën e keqe. Unë ngrija dorën për të bërë toke dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me shokët e saj. Dhe nëse po e shikon këtë Samantha: Shko në djall”, thotë blogerja e modës.

Ajo jeton prej vitesh në Amerikë, ndërsa vitin e kaluar hapi markën e saj dedikuar veshjeve për femra të çdo përmase.

Të këshilluara

Birce Akalay reagon për paraqitjen e saj

Aktorja e njohur 'shokoi' të gjithë pak kohë më parë kur vendosi të shfaqej me flokët e shkurtra. Një prerje e thjeshtë flokësh më pas çoi në lloj lloj aludimes...

16:45

Gigi Hadid rrëfen sëmundjen e familjes

Në një intervistë dhënë së fundmi për revistën ‘Elle’ modelja shumë e sukseshme Gigi Hadid ka folur për jetën e saj si për anën profesionale dhe atë private. ...

15:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI