Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tragjedia Sala/ Rekuperohet trupi brenda avionit: ende i paidentifikuar

Lapsi.al 7 February 2019
Tragjedia Sala/ Rekuperohet trupi brenda avionit: ende i paidentifikuar

Një trup, akoma i paidentifikuar, është rikuperuar në reliken e avionit që transportonte futbollistin argjentinas Emiliano Sala e që u rrëzua në Kanalin e La Mansh. Të penguar nga kushtet atmosferike, operacioni ka qenë i ngadaltë e i kujdesshëm: "British Air Accident Investigation Bureau (AAIB) e specialistët e tij - shkruhet në një komunikatë të zyrës investigative britanike - ka arritur të rikuperojë trupin që ishte diktuar në brendësi të relikes. Operacioni është kryer në maksimumin e dinjitetit dhe familjet janë informuar".

Relikja e Piper Malibu, me të cilin udhëtonte ish-sulmuesi i Nantes, drejtuar për në Cardiff (që duhet të ishte skuadra e tij e re), u zhduk nga radarët në Kanalin e La Manshit dhe u gjet rreth 20 kilometra në veri të Guernsey, në 67,7 metra thellësi. "Trupi do të transportohet në Portland", e do ti nënshtrohet autopsisë për identifikimin, shton AAIB në komunikatë. "Për fat të keq, tentativat për të rikuperuar reliken dështuan", deklaroi AAIB, duke iu referuar problemeve me motin e keq.

CARDIFF: "NUK KEMI THËNË KURRË SE NUK DO PAGUAJMË"

Ndërkohë, presidenti i Cardiff City, Mehmet Dalman, ka folur për L'Equipe për situatën me Nantes, që ka pretenduar paratë për transferimin e Sala. "Duke parë cështjen delikate, mund të them vetëm se na kanë kërkuar këstin e parë prej 6 milionë euro. Shumë shpejt për të komentuar përtej, duhet të tregojmë respekt për familjen. Nuk dua ta komentoj sjelljen e Nantes, por nuk kemi thënë kurrë se nuk do të paguajmë".

Të këshilluara

Video/ Laporte kalon në avantazh City

Manchester City i bën presion Liverpool, duke tentuar ti marrë provizorisht vendin e parë në Premier League. Citizens në ndeshjen e parë të javës së 26 ka kalua...

21:42

Video/ Vasquez hesht Camp Now

Në El Clasicco nuk ka fillim më të mirë për Real Madrid. Në përplasjen e gjigantëve në Kamp Now merengues praktikisht e fillon ndeshjen në avantazh. Lucas Vasqu...

21:17

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI