Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Çështja Mayorga, mamaja e CR7 nxjerr KO modelen: "Nuk kishte shkuar aty për të luajtur me letra..."

Lapsi.al 7 February 2019
Çështja Mayorga, mamaja e CR7 nxjerr KO modelen: "Nuk kishte

Mama Dolores mbron edhe njëherë Cristiano Ronaldo në lidhje me cështjen e përdhunimit të pretendetuar nga Kathryn Mayorga dhe e bën duke kundërsulmuar: "Kam besim tek djali im, në lidhje me atë që ka ndodhur. Kur ka shkuar aty - ka thënë ajo duke iu referuar ish- modeles amerikane që akuzon kampionin portugez se e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas në 2009 - nuk ka qenë sigurisht për të luajtur me letra. Ishte aty për të bërë dicka".

Në prezantimin e linjës së re të verës e vajit në Portugali, mamaja e CR7 ka shtuar: "E di kush është djali im, por nuk dua të flas më". Kohët e fundi, avokati i Mayorga kishte shkuar në Londër për tu takuar me Jasmine Lennard, ish-e fejuara e portugezit që kishte deklaruar se zotëron"prova kompromentuese" mbi sulmuesin e Juve. Lennard, me të cilën Ronaldo ka patur një lidhje rreth 10 vjet më parë, e kishte përcaktuar CR7 për The Sun "një psikopat", duke treguar kërcënimet e pretenduara ("më ka thënë si do të reagonte babai im nëse do të shihte disa foto të mia"), pasi i kishte thënë jo propozimeve të tij ("Më ka kontaktuar vazhdimisht në 18 muajt e fundit, por iu përgjigja se nuk kisha ndërmend të bëhesha dashnorja e tij"). Akuza që menjëherë u hodhën poshtë si "false" nga avokatët e Ronaldos.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI