Flash

Basha: Qeveri tranzitore ose populli do t'iu rrëzojë

Lapsi.al 7 February 2019
Basha: Qeveri tranzitore ose populli do t'iu rrëzojë

Lideri i partisë më të madhe të opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar për herë të fundit një reflektim prej socialistëve, në mënyrë që t'i jepet fund krizës aktuale politike. Në të kundërt do të jetë vetë populli ai që do të marrë në dorë fatin e tij, është shprehur Basha disa ditë para protestës masive të paralajmëruar prej tij më 16 shkurt.

Në fjalën e tij në parlament, Basha ka përmendur disa prej problematikave që ekzistojnë në vend, të cilat kanë qenë fokus edhe të protestave të qytetarëve në rrethe gjatë ditëve të fundit. Bëhet fjalë për pastrimin e vendit prej krimit dhe oligarkëve; gjendjen e rënduar ekonomike dhe mbylljen e mjaft bizneseve; varfërinë; depresionin social; blerjen e votave etj.

" Vendi është në krizë totale, por ky parlament nuk ka asnjë lidhje me hallet dhe problemet e njerëzve. Të gjitha ligjet që sjellin janë ligje për të zhvatur, sepse si aktivitet kryesor të ekonomisë kanë pastrimin e parave të pista të drogës dhe vjedhjen e talsave të shqiptarëve.

Rrealiteti i tmerrshëm në rrugët tregtare të qyteteve kryesore eshtë se ato janë kthyer në shkretëtirë. Gjysma e bizneseve me qepenat e mbyllur, ndërsa pjesa tjetër pa klientë, vetëm me 1 të vetëpunësuar, me taksa të shtuara, me fitime në rënie të përditshme.

Një qeveri dhe një parlament, i dalë nga votat e blera prej krimit, nuk e lidh asgjë me jetën e vështirë të qytetarëve, duke u bërë shkaku pse ekonomia është në krozë dhe shoqëria është sot në depresion dhe 1/5 shqiptarë ushqehet 1 herë më ditë", u shpreh Basha në parlament ditën e sotme.

Më tej kryetari i PD-së ka hedhur dhe idenë e krijimit të një qeverie tranzitore deri në momentin e zgjedhjeve të parakohshme. Këtë e sheh si një mënyrë për të larguar prej parlamentit persona të lidhur me botën e krimit.

"Nuk ka asnjë rrugëzgjidhje tjetër politike, përveç një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, të garantuara në një mënyrë të tillë, që në këtë sallë të mos ketë asnjë parlamentar, që vjen si rezultat I paktit me krimin", u shpreh Basha.

Hapja e negociatave nuk do të bëhet as në qershorin që vjen, sipas liderit të PD-së, i cili sheh si përgjegjës të kësaj kreun e mazhorancës, Edi Ramën. Basha ka përmendur dhe investigimin e "Zërit të Amerikës" për blerjen e votave dhe vendosjen e emërimeve në rrugë jo të ndershme, duke kërkuar në mbyllje të fjalës së tij reflektim për situatën politike në vend. Përndryshe, sipas Bashës, qytetarët do të marrin vetë në dorë fatin e vendit të tyre.

"Ne shteruam çdo rrugë politike. Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat vettingun politik. Por, edhe ju duhet ta keni farë të qartë, se as Shqipëria e as Europa, nuk do t'ju lejojnë të vazhdoni më këtë maskaradë.

Disa prej jush i kanë marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti Rama, që është ekspozuar kudo si njeriu që është ulur në atë karrige me votën e krimit.

Për pesë kriteret kryesore jo vetëm që s’ka progres, por ka regres. Korrupsioni është thelluar, më vend të luftoni krimin e organizuar, ai ble vota për pushtetin tuaj, emërimet i panë tek VOA si bëhen, vendi është në krizë ekonomike. të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhunohen. Jeni damkosur, si pengesa kryesore për integrimin europian.

Kjo është një faturë e rëndë për vendin dhe shqiptarët! Nuk kemi pse të vazhdojmë ta paguajmë këtë faturë. Zgjidheni politikisht krizën! Ndryshe, qytetarët do ta marrin fatin në duart e tyre, duke nisur me spastrimin e kësaj salle nga shërbëtorët e krimit, që e kanë vendin prapa hekurave dhe para drejtësisë", mbyll fjalën e tij Lulzim Basha.

Të këshilluara

Greva/ Tani pedaogët përballë qeverisë

Ajo që ishte paralajmëruar tashmë ndodhi. Asambleja e pedagogëve, pra shumësia e të gjithë atyre që përbëjnë fakultetin e shkencave sociale kanë shpallur sot gr...

18:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI