Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Spektakël në Camp Now: Malcom mban gjallë Barcelonën

Lapsi.al 6 February 2019
Video/ Spektakël në Camp Now: Malcom mban gjallë Barcelonën

"La Manita" e kampionatit është një kujtim i largët për Barcelonën, sepse në Camp Now Real Madrid erdhi dhe mori një barazim në ndeshjen e vajtjes së Kupës së Mbretit e që mund ti rri ngushtë merengues madje, për mënyrën si erdhën gjërat. Malcom i dha shpresë për kthimin blaugranave, me një gol me peshë e që i mban gjërat hapur në Santiago Bernabeu.

https://www.youtube.com/watch?v=bhKIFGDg9uA

Pa Lionel Messi nuk ka qenë aq e thjeshtë për Barcelonën të imponohet përballë rivalëve të vjetër të Real Madrid: madje akoma më keq, skuadra e Vallverde është detyruar të bëjë një ndeshje në ndjekje, duke pësuar golin e Lucas Vasquez. 6 minuta iu deshën ëingerit të Solarit për të kaluar Real në avantazh, por nëse Vinicius nuk do të kishte ndjerë kaq shumë presionin e debutuesit në një El Clasico gjërat mund të kishin shkuar shumë keq për Barcelonën në pjesën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=7-sO5tOHtxU

Traversa ndaloi Ivan Rakitic, në të vetmin rast kur Barcelona u shfaq rrezikshëm në anët e Navas, por në 45 minutat e dytë Malcom, barazoi shifrat me golin e tij të parë në një klasike dhe ndryshoi hierarkitë e lojës. Karta Messi, ndonëse dha më shumë ritëm, nuk bëri diferencën që kishte shpresuar tekniku i Barcelonës, që tani duhet të mendojë dicka ndryshe, në kthimin në Santiago Bernabeu më 27 shkurt.

Të këshilluara

Video/ Laporte kalon në avantazh City

Manchester City i bën presion Liverpool, duke tentuar ti marrë provizorisht vendin e parë në Premier League. Citizens në ndeshjen e parë të javës së 26 ka kalua...

21:42

Video/ Vasquez hesht Camp Now

Në El Clasicco nuk ka fillim më të mirë për Real Madrid. Në përplasjen e gjigantëve në Kamp Now merengues praktikisht e fillon ndeshjen në avantazh. Lucas Vasqu...

21:17

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI