Flash

"S'ka marrëveshje"/ Berisha i tregon Bashës vijat e kuqe

Lapsi.al 6 February 2019
"S'ka marrëveshje"/ Berisha i tregon Bashës vijat e

Në konfuzionin e madh që ekziston lidhur me atë që do të ndodhë pas protestës së 16 shkurtit, Sali Berisha i ka vizatuar Lulzim Bashës rrugën që duhet të ndjekë. Ultimatumi është pothuajse i prerë: "Një marrëveshje tjetër me Edi Ramën do të ishte vetëvrasje".

Pra nëse shumë nga kundërshtarët e kryetarit të PD (Jozefina Topalli ishte e fundit) kanë paralajmëruar se gjithçka do të përfundojë me një kompromis personal për Bashën, se do të ketë një pazar që mund të shkojë nga ndonjë marrëveshje e heshtur për dhurimin e ndonjë bashkie kryesore e deri tek një ide bashkëqeverisjeje, Berisha i ka thënë stop këtyre hipotezave.

Në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, Berisha theksoi se ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian, që nënkupton protesta deri ne largimin e qeverisë dhe jo paktin me të.

“Marrëveshja e 17 majit ka pasur një qëllim kryesor: të krijojë klimë për zgjedhjet. Ajo nuk i krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën, shqiptarët nuk do të votojnë me votë të lirë. Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit, dhe më e fundit është që qytetarët të shtyhen drejt mosbindjes civile", tha ish lideri i demokratëve.

Megjithëse thotë se nuk ndikon në vendimet e drejtuesve të rinj, Berisha këtë herë duket se po krijon frymën që një pakt i ri okult të mos ndodhë.

I vetmi dyshim pas këtyre vijave të kuqe që ai ka hequr, është nëse e ka seriozisht Sali Berisha apo nëse pesha e fjalës së tij është e njëjtë si më parë. Pasi edhe në të shkuarën e afërt ai e mbrojti obsionin e dështuar të 17 majit. Ai gjithashtu luajti radikalin dhe bëri i pari thirrje për djegien e mandateve të deputetëve, por askush nuk e përfilli këtë opsion.

Tani ai ka dalë edhe njëherë të heshtë zërat për marrëveshje me Edi Ramën, por dilema mbetet a do të dëgjohet zëri i tij apo edhe njëherë bastin do e fitojnë ish bashkëpuntorët e tij të përjashtuar sot nga PD, që vizatojnë një Lulzim Bashë që po vdes për një pakt të ri.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Greva/ Tani pedaogët përballë qeverisë

Ajo që ishte paralajmëruar tashmë ndodhi. Asambleja e pedagogëve, pra shumësia e të gjithë atyre që përbëjnë fakultetin e shkencave sociale kanë shpallur sot gr...

18:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI