Flash

Pas celebrimit, çifti divorcohet pas 3 minutash

Lapsi.al 6 February 2019
Pas celebrimit, çifti divorcohet pas 3 minutash

Martesa më e shkurtër në histori ka për protagonist një (ish)çift në Kuvajt. Sipas asaj që raporton “Il Messagero”, të sapomartuarit kanë kërkuar divorcin pas vetëm 3 minutash nga ceremonia e lidhjes së kurorës. Sapo kanë dalë nga ambjenti ku kanë nënshkruar dokumentat e martesës, gruaja ka vendosur të kthehet sërish aty për të kërkuar ndarjen.

Shkak për një vendim kaq drastik duket se ka qenë një kritikë e të shoqit. Ndoshta nga të tjerë ky episod mund të ishtë kaluar lehtë por gruaja e ka marrë shumë seriozisht këtë çeshtje. “Nëse më ofendoi vetëm 3 minuta pas martesës, imagjinon çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”- ka thënë gruaja. Vendimi për divorc u mor nga një gjest i vogël por deçiziv. Në momentin kur çifti nënshkroi dokumentat që bënin zyrtare martesën dhe po shkonin drejt miqëve e familjarëve për të festuar, nusja u pengua në fustanin e saj dhe bashkëshorti e quajti: “Budallaqe!”(tipike). Menjëherë ajo i ka kthyer shpinën partnerit dhe ka shkuar tek gjykatësi i cili sapo i kishte shpallur “Burrë dhe Grua”, për ti kërkuar divorcin.

Të këshilluara

Ish modelja e Vogue, tashmë e pastrehë

Nastasia Urbano ka qenë modele në kopertinën e revistës Vogue si dhe imazh i parfumit Opium të Yves Saint Lauren, e cila në moshën 20 vjeçare ka korrur mjaft s...

10:35

Vijon saga Rudina Magjistari-Edlir Reka

Saga për ngjarjen e piktorit mashtrues vijon përreth një javë, ndërsa të gjitha mediat shkruanin se cila ishte e vërteta që fshihej pas gjithë kësaj. Edlir R...

16:31

5 sekretet e stilistëve

Të punosh në modë është gjithnjë një mënyrë e mirë për të mësuar dy-tri gjëra në lidhje me stilin e veshjes. Stilistë të mirënjohur gjithmonë dinë disa truke të...

16:19

Liam Neelson: Kam dashur të bëj një vrasje

Gjatë një interviste për “Independent”, ndërsa fliste për filmin “Cold Pursuit”, ku personazhit të tij i vrasin të birin, aktori rrëfeu dhe një histori të vërte...

14:59

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI