Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kupa e Shqipërisë/ Në Vlorë e Shkodër dyshojnë komplotin, Laci bën përmbysjen e madhe. Në çerekfinale përballen...

Lapsi.al 6 February 2019
Kupa e Shqipërisë/ Në Vlorë e Shkodër dyshojnë

Asgjë e qetë nuk është këto javë në futbollin kombëtar, që nga goditjet e arbitrave, mungesa e penalitetetve dhe deri tek akuzat e një pjese të klubeve për gjykim tendencioz. Furia anti-Vlorë, e quajti administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, në përfundim të ndeshjes së humbur 1-2 me Kukësin në Vlorë, e tani i gjithë ambjenti kuqezi është i bindur se dicka nuk shkon. Kundër Tiranës, vlonjatët janë imponuar 1-0 në kthim, duke dalë nga kompeticioni me humbjen në ndeshjen e parë 2-0. Por akuzat e teknikut Ilir Daja kanë qenë të gjithë mbi mënyrën e arbitrimit: "Në pjesën e dytë janë luajtur vetëm 12 minuta efektive" ka thënë i nervozuar tekniku, që ka kontestuar ashpër edhe një 11 metërsh të mohuar sipas tij.

Nuk ka qenë situatë më e mirë në Kamëz ku vendasit kanë mundur 1-0 Vllazninë, aq sa për ta bërë të vlente goli i shënuar në Loro Borici në humbjen 2-1 të ndeshjes së parë. Ashtu si paralajmëronin shkodranët tek skuadra e Gjokës nuk kishte bojkotistë, nga ata që nuk ishin në gjendje psikologjike të luanin me Partizanin, por ndërkohë Kamza e ka alibinë, afati i pagesave është deri në fund të javës...

Përmbysjen e madhe e bëri Laci, duke thyer 3-0 Bylis e duke u imponuar me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Kurbinasit vazhdojnë të jenë ekspertë të Kupës, pavarësisht se këtë herë mallakastriotët kanë rezerva për mënyrën si shkoi loja.

Në ndeshjet e tjera nuk kanë munguar kualifikimet e Partizanit, që mundi Kastriotin edhe në kthim 3-0, ashtu si Skënderbeu që u imponua kundër lezhijanëve të Besëlidhjes me të njëjtat shifra. Kukësi nuk zhgënjen dhe përmbys humbjen, me debutimin e Valdet Ramës, Luftëtarin i mjafton barazimi pa gola, ndërsa Teuta shpërfytyron Lushnjen.

REZULTATET E ARRITURA

Skënderbeu 3 - 0 Besëlidhja

Partizani 3 - 0 Kastrioti

Luftëtari 0 - 0 Egnatia

Kamza 1 - 0 Vllaznia

Kukësi 2 - 0 Apolonia

Laçi 3 - 0 Bylis

Teuta 4 - 0 Lushnja

Flamurtari 1 - 0 Tirana

NË ÇEREKFINALE PËRBALLEN

GRUPI A

Kamza – Skënderbeu

Partizani – Luftëtari

GRUPI B

Teuta-Kukësi

Tirana-Laçi

Të këshilluara

Saint-Maximin, një “krah” i ri për Milan

Saint-Maximin do të jetë një lojtar i Milan. Kuqezinjtë kanë lëvizur para të gjithëve, ashtu si bënë për Paquetà e si duket se po bëjnë me Herrera. Akordi i gje...

10:50

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI