Flash

Angela Martini lë modelingun për të shkruar libra

Lapsi.al 6 February 2019
Angela Martini lë modelingun për të shkruar libra

Angela Martini e cila vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me Dragos, ka hequr dorë përfundimisht nga modelingu.

Bukuroshja përgjatë një interviste për “revistawho.com” na ka surprizuar të gjithëve teksa ka treguar se së shpejti do të jetë autore e një libri.

Karriera e saj duket se ka marrë komplet një tjetër drejtim pasi ajo tashmë përveçse shkrimtare, është edhe producente filmi.

Angela pohoi se ka përfunduar xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër:

 “Siç e dini tashmë, unë i kam dhënë fund karrierës si modele dhe kam ndryshuar plotësisht drejtim. Së pari, vitin e kaluar u çertifikova si trajnere jete (një person që ndihmon njerëzit për të arritur qëllimet e tyre dhe që i këshillon për ndryshimet që duhet të bëjnë në jetë). Kjo më dha mundësinë të kuptoja më mirë psikologjinë e njerëzve dhe të përgatitesha për projektet e ardhshme. Së dyti, u bëra producente filmi. Me krenari tregoj se vitin e kaluar përfundova xhirimin e dy filmave me metrazh të shkurtër, me dy mesazhe shumë të fuqishëm, që shpresoj se do prekin zemrat e njerëzve. Të dy do të publikohen këtë vit. Gjithashtu kam edhe disa projekte të tjera filmike, që do të xhirohen po këtë vit. Së treti, po punoj për një tjetër projekt shumë të rëndësishëm, për diçka që vjen direkt nga shpirti, si të jetë fëmija im. Kam punuar për këtë gjë prej dy vitesh dhe këtë vit do jetë gati. Bëhet fjalë për një libër që kam shkruar, një histori vërtet mahnitëse për jetën e nënës sime, dhe një pjesë të jetës sime gjithashtu.

Flet për kuptimin e jetës nga perspektiva ime, duke pasur shembullin më të fortë, jetën e mrekullueshme dhe absolutisht jo të zakonshme të nënës sime. Duke folur tani për projektet e mia, pas më shumë se dy vitesh, mund të them se më janë dukur shumë qesharake disa komente dashakeqe të njerëzve që më flisnin për atë se çfarë bëja dhe si e shpenzoja kohën time. Ata dilnin në konkluzionin se isha duke shpenzuar të gjithë kohën vetëm duke pushuar dhe pa bërë asgjë, vetëm sepse nuk po shihnin diçka nga aktiviteti im në modeling. Tani ka ardhur momenti për të folur për këtë gjë dhe siç duket qartë mund të them se ata njerëz e kanë pasur shumë gabim!”

Duke pasur parasysh suksesin e Angelës në modeling, e sigurt që edhe në fushat e tjera do shkëlqejë!

Të këshilluara

Jennifer Lawrence i jep fund beqarisë

Një tjetër aktore i jep fund beqarisë. Protagonistja e filmit ‘The Hunger Games’, Jennifer Lawrence, është fejuar me të dashurin e saj të ri Cooke Maroney. Edhe...

11:38

Ish modelja e Vogue, tashmë e pastrehë

Nastasia Urbano ka qenë modele në kopertinën e revistës Vogue si dhe imazh i parfumit Opium të Yves Saint Lauren, e cila në moshën 20 vjeçare ka korrur mjaft s...

10:35

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI