Flash

Sot e pastrehë dikur fitonte 1 milionë dollar në muaj, kjo është historia e modeles nga Barcelona

Lapsi.al 5 February 2019
Sot e pastrehë dikur fitonte 1 milionë dollar në muaj, kjo

Një ish-modele e cila fitonte 1 milion dollarë në vit në kulmin e karrierës së saj duke pushtuar kopertinat e “Vogue”, tani është e pastrehë dhe jeton rrugëve të Barcelonës.

Nastasia Urbano, 57 vjeçe, ishte pjesë e fushatave të modës me supermodelet e njohura  si Linda Evangelista, ishte fytyra e parfumit ikonik Opium të “Yves Saint Lauren” dhe hante darka me Jack Nicholson dhe Andy Warhol në vitet 1980.

Megjithatë, jeta e saj ka ndryshuar shumë që prej atëherë, dhe tani fle në shtëpitë e shoqeve ose në vendet ku mbahen bankomatet.

Në moshën 20-vjeçare, bukuroshja spanjolle pozonte për kopertinën e revistës “Vogue” në Evropë dhe u transferua në Nju Jork ku u mor nga agjencia e famshme Ford Models.

Ajo pati sukses të madh në të dy anët e Atlantikut dhe jetonte një jetë që shumica e njerëzve mundet vetëm ta ëndërronin.

“Një ditë isha duke ngrënë darkë me Jack Nicholson, ditën tjetër me Andy Warhol ose edhe me Roman Polanski. Shkoja në të njëjtën festë me Melanie Griffith, Don Johnson, Simon dhe Garfunkel.

“Do të shkoja në martesën e Madonna-s me Sean Penn, sepse [aktori amerikan] David Keith ishte i ftuar dhe unë isha e lidhur në atë kohë me të, por atë ditë ne u ngritëm nga një hangover dhe nuk mund të shkonim. Unë kisha gjithçka, isha duke jetuar si një mbretëreshë”.

Por edhe pse kishte gjithçka, për modelen Nastasia Urbano jeta ndryshoi kur u takua me mashkullin që u bë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj.

Ajo pretendon se ai e la pa para, pasi shpenzonte nga buxheti i saj.

“E vetmja gjë e mirë nga ajo marrëdhënie kanë qenë fëmijët e mi, pjesa tjetër ishte e tmerrshme”.

“Ai paguante gjithçka me paratë e mia. Vetëm dy ditë pas njohjes ai donte që unë t’i blija një BMW dhe unë, si një budallaqe, unë nënshkrova një çek. Isha e dashuruar!”

Ish-modelja e cila tani vuan nga depresioni, thotë se është dëbuar nga një varg shtëpish sepse nuk mund të paguante qiranë.

Të këshilluara

Vijon saga Rudina Magjistari-Edlir Reka

Saga për ngjarjen e piktorit mashtrues vijon përreth një javë, ndërsa të gjitha mediat shkruanin se cila ishte e vërteta që fshihej pas gjithë kësaj. Edlir R...

16:31

5 sekretet e stilistëve

Të punosh në modë është gjithnjë një mënyrë e mirë për të mësuar dy-tri gjëra në lidhje me stilin e veshjes. Stilistë të mirënjohur gjithmonë dinë disa truke të...

16:19

Liam Neelson: Kam dashur të bëj një vrasje

Gjatë një interviste për “Independent”, ndërsa fliste për filmin “Cold Pursuit”, ku personazhit të tij i vrasin të birin, aktori rrëfeu dhe një histori të vërte...

14:59

Ermal Meta një koncert të dytë në Tiranë

Nëse u kënaqët aq shumë në koncertin e këngëtarit Ermal Meta në Tiranë, atëherë kemi një lajm të mirë për ju! Talenti shqiptar do të rikthehet sërish në krye...

14:24

Nicky Minaj publikon albumin e pestë

Me anë të një versioni ‘freestyle’ të këngës së saj “Barbie Goin Bad” , Nicki Minaj ka konfirmuar nëpërmjet një strofe se ka gati albumin e saj të 5-të. Edhe...

13:41

Artisti hedh në gjyq Ariana Grande për...

Një artist nga Las Vegas ka hedhur në gjyq Ariana Granden. Ai po padit yllin e popit me pretendimit se ka shkelur të drejtat e autorit mbi një imazh të një g...

13:15

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI