Flash

Ndahet nga jeta aktorja amerikane, Julie Adams

Lapsi.al 5 February 2019
Ndahet nga jeta aktorja amerikane, Julie Adams

Julie Adams, aktorja e famshme që luajti filmin Creature from the Black Lagoon, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

Filmi i vitit 1954 frymëzoi fituesin e çmimit Oskar të vitit të kaluar, The Shape of Water, me regjisor Guillermo del Toro, i cili i bëri homazh Adams në Twitter.

“Mbaj zi për vdekjen e Julie Adams. Më dhemb në një vend të thellë në trupin tim, ku monstrat notojë,”-shkroi ai.

Adams vdiq mëngjesin e së dielës në Los Angeles, konfirmoi djali i saj Mitch Danton për The Hollywood Reporter.

Ajo ka luajtur gjithashtu rolin e agjentes së pasurisë ‘Murder, She Wrote’ midis viteve 1987 dhe 1993.

Adams ishte pjesë e shfaqjeve të mëdha televizive si The Jimmy Stewart Show në vitin 1970, ku luajti rolin e gruas së Stewart dhe në filmin Perry Mason.

aktorja gjithashtu luajti përballë Elvis Presley në Tickle Me (1965) dhe kishte role në The Last Movie (1971) me Dennis Hopper dhe McQ me John Wayne (1974).

Të këshilluara

Nicky Minaj publikon albumin e pestë

Me anë të një versioni ‘freestyle’ të këngës së saj “Barbie Goin Bad” , Nicki Minaj ka konfirmuar nëpërmjet një strofe se ka gati albumin e saj të 5-të. Edhe...

13:41

Artisti hedh në gjyq Ariana Grande për...

Një artist nga Las Vegas ka hedhur në gjyq Ariana Granden. Ai po padit yllin e popit me pretendimit se ka shkelur të drejtat e autorit mbi një imazh të një g...

13:15

Konfirmohet performanca e Queen në Oscar

Brian May, kitaristi i “Queen”, saktësoi pozicionin e grupit lidhur me performancën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, që pritet të zhvillohet më 24 sh...

12:25

Rowan Atkinson shkëputet nga aktrimi

Aktori i famshëm Mr. Bean, emri i vërtetë i të cilit është Rowan Atkinson ka deklaruar se do të bëjë pak pushim nga aktrimi. Aktori ka vendosur që të jetë nj...

11:10

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI