Flash

Meghan, arsyeja përse Harry dhe William nuk flasin

Lapsi.al 5 February 2019
Meghan, arsyeja përse Harry dhe William nuk flasin

Prej kohësh kemi lexuar thashethemet që qarkullojnë për një grindje që ekziston në familjen mbretërore, mes Kate Middleton, Meghan Markle, Princit William dhe Princit Harry.

Sipas disa ekspertëve, e gjitha filloi pas disa këshillave mes vëllezërve.

“William ishte mjaft i shqetësuar se marrëdhënia  e tij po ecte shumë shpejt. Dhe duke qenë i afërt me Princin, në fakt ishte i vetmi që mund t’i thoshte Harry-t, ‘Duket se gjërat po lëvizin shumë shpejt, a je i sigurt?’”, kjo sipas ekspertit Katie Nicholl mund të ketë nisur një krisje mes tyre.

“Mendoj se ai donte të jepte vetëm një këshillë vëllazërore, që kishte për qëllim ta nxiste Harry-in. Nga ana tjetër Harry është jashtëzakonisht mbrojtës ndaj Meghan-it dhe e pa këtë si kritikë. Ai e interpretoi atë sikur vëllai i tij nuk ishte pro martesës, lidhjes së tyre dhe nuk mendoj se gjërat kanë qenë shumë të qeta që prej asaj kohe”, tha eksperti për emisionin “Kate kundër Meghan: Princeshat në luftë?”.

Nga ana tjetër një biografe mbretërore fajëson më shumë fiksimin e madh që Harry ka për Meghan:

“Gjithçka që kam dëgjuar është se Harry mashtrohet shumë nga Meghan dhe është i magjepsur pas saj dhe ka ndryshuar shumë. Njerëzit ndryshojnë kur ata martohen”.

Më përpara Harry ishte shumë i lidhur me vëllain e tij dhe Kate, por pasi njohu Meghan ka qenë i zënë dhe gjërat s’janë më njësojë.

Të këshilluara

Liam Neelson: Kam dashur të bëj një vrasje

Gjatë një interviste për “Independent”, ndërsa fliste për filmin “Cold Pursuit”, ku personazhit të tij i vrasin të birin, aktori rrëfeu dhe një histori të vërte...

14:59

Ermal Meta një koncert të dytë në Tiranë

Nëse u kënaqët aq shumë në koncertin e këngëtarit Ermal Meta në Tiranë, atëherë kemi një lajm të mirë për ju! Talenti shqiptar do të rikthehet sërish në krye...

14:24

Nicky Minaj publikon albumin e pestë

Me anë të një versioni ‘freestyle’ të këngës së saj “Barbie Goin Bad” , Nicki Minaj ka konfirmuar nëpërmjet një strofe se ka gati albumin e saj të 5-të. Edhe...

13:41

Artisti hedh në gjyq Ariana Grande për...

Një artist nga Las Vegas ka hedhur në gjyq Ariana Granden. Ai po padit yllin e popit me pretendimit se ka shkelur të drejtat e autorit mbi një imazh të një g...

13:15

Konfirmohet performanca e Queen në Oscar

Brian May, kitaristi i “Queen”, saktësoi pozicionin e grupit lidhur me performancën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, që pritet të zhvillohet më 24 sh...

12:25

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI