Flash

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Lapsi.al 5 February 2019
Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu, duke vërtetuar thënien se, përveç mesazhit, është e rëndësishme edhe se kush e përcjell atë.

E ashtuquajtuara “ndërhyrje në punët e brendshme” e Kurtit, ishte në thelb ajo që prej shumë kohësh ka nisur të artikulohet zëshëm në Shqipëri, por pa gjetur ende një platformë për t’u instaluar: pabarazia e frikshme që ka krijuar sistemi dhe pamundësia që ai të vetëkorrigjohet. Për rrjedhojë, pa qenë nevoja për ta thënë me fjalë, çështja e një lëvizje antisistem mund të vihet në rend të ditës dhe protesta e studentëve tregoi se terreni për të nuk është më i virgjër. Albin Kurti nuk pati nevojë t’i japë këto shpjegime, por profili i tij e bën automatikisht atë mbartësin më të besueshëm të një ideje të tillë.

Në ujrat e ndenjura të pellgut politik e social të Shqipërisë, mjaftoi një puhizë e lehtë për të provokuar frikën e ndryshimit të një statuskuoje që qarkullon po ato elita që mbajnë peng vendin për hir të interesave ngushtësisht personale e materiale. Kjo shpjegon dhe batarenë e sulmeve ndaj Albin Kurtit, idetë dhe personaliteti i të cilit janë në vetvete në kontrast të thellë me figurat e njollosura të tranzicionit tonë legjendar. Përballë pasqyrës së një politikani të tillë, njollat e tyre shfaqen dhunshëm në sytë e qytetarëve që prej tre dekadash presin ndryshimin.

Lideri i Vetvendosjes nuk është pjesë e kazanit politik që gëlon në dy vendet tona. Virusi i njohur rajonal i korrupsionit apo i lidhjeve me krimin, nuk e ka prekur dhe, vetëm kjo mjafton për të bërë diferencën me ata që tjetër gjë premtojnë kur janë në opozitë dhe krejt të kundërtën bëjnë kur marrin pushtetin.  Kurti është një politikan që është ngritur jo thjesht mbi disa parime, por me investimin e një besimi të jashtëzakonshëm tek to. Eshtë ngritur nga angazhimi qytetar, nga sakrifica, nga forca e shembullit, nga përkushtimi politik në emër të atyre parimeve dhe jo nga përdorimi i parimeve në emër të politikës. Për këtë arsye, ndonëse me një grusht njerëzish në pikënisje, ai arriti të mbjellë frymëzimin që, në zgjedhjet e fundit në Kosovë, fitoi mbështetjen më të madhe të votuesve.

Në këtë pikë Albin Kurti është imun ndaj sulmeve banale që politikanët shqiptarë përdorin rëndom ndaj njëri- tjetrit. Dhe diferenca e tij me ta e bën edhe më të fuqishëm ndikimin mbi masën e madhe të njerëzve. Për këtë arsye, Kurti po sulmohet se ai, njeriu që ka afishuar si ideal të tij dhe forcës politike që përfaqëson Bashkimin Kombëtar, sot po del kundër këtij bashkimi, drejt të cilit do të na çojë marrëveshja me Serbinë. Sipas kësaj logjike, kreu i partisë më të madhe në Kosovë duhet t’i japë besimin e tij dy apo tre liderëve politikë, të kontestuar fuqishëm në vendet e tyre, të cilët pretendohet se do të arrijnë një marrëveshje që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe më pas bashkimin e saj me Shqipërinë.

Ata që e kanë investuar besimin e tyre verbërisht tek këta individë, të cilët kanë dhjetra vjet që riciklojnë njëri- tjetrin duke i lënë shqiptarët në vend numëro, shkojnë më tej duke e përdorur marrëveshjen edhe si çelësin magjik që do hapë portat e zhvillimit dhe integrimit në BE. Në fakt përparimi i Shqipërisë, por  edhe i Kosovës, nuk ka ngecur për shkak të raporteve të padefinuara me fqinjët, por për shkak të politikanëve të korruptuar, të lidhur me krimin dhe bizneset e paligjshme si dhe për shkak të konfliktit permanent mes veti, që mbahet gjallë vetëm si mjet për të ricikluar të njëjtën liderë që u flasin emocioneve dhe jo arsyes së votuesve.

Prandaj zëri i arsyes që vjen nga një politikan i panjollë dhe i ditur, më shumë se “idealin” e madh të bashkimit që do të na vijë nga marrëveshja me Beogradin, rrezikon kastën që nuk lë gur e mur pa lëvizur vetëm që të mbijetojë, në një kohë kur prej vitesh do të duhej të ishte groposur. Albini është thjesht kufiri i palëvizshëm që shenjon vijën ndarëse për politikanët shqiptarë. Prandaj sulmet ndaj tij do vinë duke u shtuar, tashmë edhe nga Tirana. /©lapsi.al/

Analiza/ Albin Kurti po merr përmasat e një politikani kombëtar

 

Të këshilluara

Kur debati politik merr fytyrën e Gjushit

Në të gjitha shfaqet televizive të së enjtes show mbizotëroi mbi thebin. Edi Rama marshoi drejt parlamentit duke mbajtur mbi kurriz jo vetëm peshën e rëndë t...

10:22

Erë paqeje në Ballkan

Rastet për të festuar zbrapsjen e nacionalizmave janë po aq të ralla sa edhe lajmet e mira që mbërrijnë nga Ballkani. Prandaj duhet të gëzohemi dyfish për votën...

19:11

Si po arrin Rusia të vendosë për Kosovën

...apo një sistem i korruptuar antivirus për Perëndimin 1. Javier Solana thuhet të ketë qenë në Moskë, në cilësinë e shefit të parë të diplomacisë evropia...

19:12

Miti që po thyhet në universitete

Ajo që po ndodh në universitete është një festë e vërtetë demokracie. Ndoshta, një ngjarje e pa precedent në këto tre dekada që pas rënies së komunizmit. Sepse ...

13:36

21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

Ky përvjetor i 21 janarit tregoi shumë për debatin i cili ndau në dysh Shqipërinë tetë vite më parë. Qoftë edhe një sy i pavëmendshëm e kishte të lehtë të shiko...

13:40

Mirë protesta, por cili është fundi?

Opozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një aksion madhor: protesta deri n...

11:35

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI