Flash

Gazetari italian habit me deklaratën intime për Maria De Filipi

Lapsi.al 5 February 2019
Gazetari italian habit me deklaratën intime për Maria De Filipi

Gazetari italian Alfonso Signorini ka bërë një deklaratë jo të zakonshme për çiftin e famshëm Maurizio Costanzo dhe Maria De Filippi.

Gazetari nuk e bëri deklaratën në faqet e “Chi”, gazetës së showbiz-it në të cilën ai është drejtor, por drejtpërdrejt në televizion dhe pikërisht në programin “La Repubblica delle Donne”. Opinionisti televiziv ka zbuluar një fakt veçanërisht intim, që ka të bëjë me dy figurat e njohura të televizionit italian. Sipas deklaratave të tij, për më shumë se 20 vjet, dy drejtuesit e njohur të  “Mediaset” kanë fjetur në dhoma gjumi të ndara. Tema e emisionit  ishte ajo që njihet me termin “martesa të bardha”, që është bashkëjetesa mes njerëzve që janë të martuar por nuk praktikojnë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Pavarsisht kësaj mungese, këto çifte mbesin njësoj të bashkuar, siç është dhe rasti midis Maurizio dhe Maria-s, sipas Signorini-t.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja amerikane

Aktorja amerikane, Julie Adams, ka ndërruar jetë në moshë 92 vjeçare – bën të ditur BBC. Ajo ka vdekur mëngjesin e të dielës në Los Angeles. Kështu ka thënë ...

18:40

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI