Flash

Emiliano Sala, qeni e pret akoma tek porta: foto emocionon rrjetet sociale

Lapsi.al 5 February 2019
Emiliano Sala, qeni e pret akoma tek porta: foto emocionon rrjetet sociale

Historia e trishtë e Emiliano Sala ka një tjetër kapitull, edhe më prekës. Futbollisti argjentinas, i zhdukur në 22 janarin e kaluar gjatë një fluturimi për tu transferuar nga Nantes tek Cardiff, në Premier League, nuk ndahej kurrë nga qenushja e tij, e adoptuar në një qendër kafshësh në Francë në 2015. Përkundrazi Nala, si e ka emrin qenushja, duhet të shkonte me sulmuesin edhe në Cardiff.

Për fat të keq nuk ka më shpresa, sidomos pasi janë gjetur mbetjet e avionit me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas. Ndërsa vazhdojnë operacionet e rikuperimit e të identifikimit të trupit që ndodhet në bord, e motra e Emilianos ka postuar një foto prekëse në Facebook, në të cilën shihet Nala që pret në portën e shtëpisë. “Edhe Nala të pret” shkruan motra e sulmuesit argjentinas, Romina.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI