Flash

Pas kritikave për performancën në Super Bowl, reagon Adam Levine

Lapsi.al 4 February 2019
Pas kritikave për performancën në Super Bowl, reagon Adam Levine

Liderin e grupit Maroon 5, Adam Levine e kryqëzuan për shkak se kërceu shëmtuar dhe hoqi bluzen në skenë.

Por pasi performoi në evenimentin sportiv më të madh të vitit, Adam gjeti kohë për t’ju shkruar dhe dedikuar disa fjalë personave që e urrejnë atë dhe që në njëfarë mënyre bënë të mundur pjesëmarrjen e tij në Super Bowl.

Në llogarinë e tij në Instagram ai postoi dy foto të shkrepura gjatë performancës dhe në krah të tyre shprehu gëzimin e madh që preku nga afër skenën gjigande.

“Kur ne pranuam përgjegjësinë për të performuar tek SBHTS, unë nxora stilolapsin dhe vetëm shkruajta. Disa nga fjalët që më erdhën të shkruaj në atë moment gjetën vend tek balonat e mrekullueshme me drita që u ngjitën në qiell dhe zbritën gjatë mbrëmjes. Ne falënderojmë universin për këtë mundësi historike për të luajtur në evenimentin më të madh botëror. Dhe ne falënderojmë kritikët tanë që gjithmonë na shtyjnë për të vepruar më mirë! Një dashuri!”- shkruan ndër të tjera Adam Levine.

Mandej ai liston disa fjalë si: “fal, qesh, ndaj, jetoj, luftoj shpreh, etj”, të cilat për hir të së vërtetës duket se nuk kanë ndonjë domethënie të madhe!

Të këshilluara

Oriola dhe Noziy rikthejnë paqen mes tyre

Së fundmi, lajmi se janë prishur marrëdhëniet mes modeles Oriola Marashi dhe reperit Noizy ka bërë bujë të madhe. Pikëpyetjet lidhur me një sherr të mundshëm...

15:26

Adelina Tahiri humb njeriun e afërt (Foto)

Sot është një ditë zie për familjen e këngëtares Adelina Tahiri.  Në një foto të publikuar në Instastory Adelina ka shkruajtur: ‘Pushofsh në paqe  e dashur’ ...

15:05

Arrestohet reperi, deportohet në Angli

Së fundmi, mediat amerikane kanë bërë të ditur se reperi me famë botërore i nominuar për çmim Grammy, 21 Savage, është vënë në pranga nga policia pasi është zbu...

14:14

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI